• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pioli i “shtrëngon rripat” Milanit: Asgjë nuk kemi bërë deri tani, fjala “titull” vetëm në maj

12/02/2021
Pioli i “shtrëngon rripat” Milanit: Asgjë nuk kemi bërë deri tani, fjala “titull” vetëm në maj

Udhëtimi i Milanit në kampionat do të rifillojë nga Spezia. Skuadra kuqezi, e freskët nga dy fitore radhazi kundër Bologna dhe Crotone, do të kërkojë maksimumin të shtunën në mbrëmje, që të ruajë distancën nga ndjekësit dhe të mbrojë kreun renditjes. Stefano Pioli, duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes, tha: “Ne do të duhet të jemi të kujdesshëm ndaj një ekipi që na krijoi probleme në ndeshjen e parë dhe arriti të mposhtë Romën e Napolin. Do të na duhet një performancë e nivelit të lartë”.
Kohët e fundit, Ivan Gazidis përdori fjalë të rëndësishme për të komentuar punën e Piolit: “Jam i kënaqur. Ekziston një harmoni mes nesh, e jona është një marrëdhënie e rritur me kalimin e kohës. Te Milani ekziston uniteti i qëllimeve, ne të gjithë po punojmë drejt të njëjtit synim. Duam ta rikthejmë Milanin në nivelet që meriton”.
Trajneri kuqezi zbuloi se si u arrit kjo kompaktësi: “Unë kurrë nuk kam ndjerë ndarje, përkundrazi, në momente të vështira klubi na ka mbrojtur dhe na ka dhënë mundësinë për të punuar në më të mirën tonë. Maldini dhe Massara janë gjithmonë të pranishëm, të gjithë kemi punuar së bashku për të krijuar një mjedis të mirë. Themelet janë hedhur për të ndërtuar një të ardhme të mirë dhe mbi to duhet të punojmë”.
Milani sheh tani nga Spezia: “Të gjithë u stërvitën me ekipin, përveç Brahim Diaz dhe Maldini. Kam zgjedhje të mira për ndeshjen e nesërme. Ne do të mendojmë vetëm për Spezia, jo për ndeshjet e ardhshme. Vetëm shpresoj që grupi të mbetet i plotë. Unë kam lojtarë të rëndësishëm në çdo pozicion dhe zgjedhjet nuk janë të lehta, por e gjitha kjo ndihmon ekipin. Është e rëndësishme të aktivizosh një 11-she të fortë, por gjithashtu të kesh mundësinë të ndryshosh gjatë lojës”. Gjatë ditëve të fundit është folur shumë për rinovimet te Milani: “Klubi tashmë ka folur, ne kemi besim se mund të vazhdojmë së bashku. Djemtë janë të qetë, duan të bëjnë gjëra të mëdha dhe janë të përqendruar vetëm te puna. Milani po ndërton diçka të rëndësishme”.
Vetëm tre lojtarë kuqezinj do të jenë të padisponueshëm për Spezia: “Të gjithë janë në dispozicion dhe në gjendje të mirë, përveç Diaz, Maldini dhe Kalabria”. Pioli shpjegoi atë gjë, që Milani ende mund ta përmirësojë: “Ka ende shumë situata, në të cilat mund të bëjmë më mirë. Ne mund të përmirësohemi gjatë lojës, të jemi më kompaktë dhe të vendosur në kërkimin e golit. Jemi një ekip i ri, që ende ka shumë marzhe. Ne e dimë që pritshmëritë janë rritur, ndaj duhet të jemi të gatshëm. Leao? Ai po ecën mirë në pozicione të ndryshme, besoj se roli i tij është në të majtë. Rritja e tij është e dukshme, ka luajtur shumë mirë muajt e fundit në role të ndryshme”.
Zlatan Ibrahimoviç do të jetë ndër protagonistët e Festivalit të Sanremos: “Ende nuk e kemi organizuar punën, është herët. Nga këtu deri në Sanremo kemi ende pesë ndeshje, qëllimi është të qëndrojmë të përqendruar”. Milani nuk ka ndërmend të ndalet: “Ne gjithmonë shohim përpara, e dimë që në më pak se katër muaj do të luajmë gjithçka të këtij sezon. Ne kemi mbjellë, tani shpresojmë të korrim më shumë nga sa mund të prisnim në fillim. Kemi një skuadër të re, por të rinjtë kanë energji dhe qëndrueshmëri. Ky është një sezon i veçantë, pa përgatitje të plota parasezonale”.
Deri më tani, Milani ka bërë diçka shumë të rëndësishme: “Nuk ka rëndësi se çfarë kemi bërë deri më tani, gjithmonë ua them këtë lojtarëve të mi. Duhet të punojmë për të përfituar sa më shumë nga ky sezon. Kampionati nuk mbaron nesër, duam të arrijmë në fund pa keqardhje. Nuk duhet të fluturojmë, por të punojmë me përulësi. Nuk kemi nevojë të ëndërrojmë, por të japim më të mirën. Ju nuk do ta dëgjoni fjalën “titull” nga unë deri në maj”.

Related Posts

Juventus përforcon sulmin, vjen Woltemade
Sport

Juventus përforcon sulmin, vjen Woltemade

02/09/2026
Probleme para debutimin, vidhen kabllot në cirkuitin e Formulës 1 në Madrid
Sport

Probleme para debutimin, vidhen kabllot në cirkuitin e Formulës 1 në Madrid

01/09/2026
Miqësorja / Kombëtarja U-15 shkëlqen në Podgoricë, fiton 3-0 ndaj Malit të Zi
Sport

Miqësorja / Kombëtarja U-15 shkëlqen në Podgoricë, fiton 3-0 ndaj Malit të Zi

01/09/2026
UEFA Youth League/ Partizani njeh kundërshtarin në “Domestic Champions Path” – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Youth League/ Partizani njeh kundërshtarin në “Domestic Champions Path”

01/09/2026
Zyrtare/ Muçi mbetet pa trajner, shkarkohet Tekke
Sport

Zyrtare/ Muçi mbetet pa trajner, shkarkohet Tekke

01/09/2026
UEFA Youth League/ Partizani njeh kundërshtarin në “Domestic Champions Path” – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Youth League/ Partizani njeh kundërshtarin në “Domestic Champions Path” – Balkanweb.com – News24

01/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mbi 1400 gjoba për një javë në Gjirokastër, policia monitoron rrugët me dron

Mbi 1400 gjoba për një javë në Gjirokastër, policia monitoron rrugët me dron

02/09/2026
Juventus përforcon sulmin, vjen Woltemade

Juventus përforcon sulmin, vjen Woltemade

02/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al