• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Aksidenti tragjik në Gjirokastër, Balluku: Shpërblim për dy elektriçistët, do kujdesemi për familjet e tyre

17/02/2021
Aksidenti tragjik në Gjirokastër, Balluku: Shpërblim për dy elektriçistët, do kujdesemi për familjet e tyre

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, përmes një deklarate për mediat, ka reaguar për vdekjen tragjike të dy elektricistëve në Gjirokastër. Balluku shprehu ngushëllimet më të thella për dy viktimat, ndërsa tha se do të ketë shpërblim për punonjësit e OSHEE-së. Ajo shtoi se do ketë kujdes për familjet e dy punonjësve, që humbën jetën gjatë punës.

“Me keqardhje dhe dhimbje të thellë njoftojmë humbjen e dy pjesëtarëve të vyer të ekipit tonë të madh të OSHEE-së, të cilët kanë humbur jetën në krye të detyrës gjatë orëve të fundit të mbrëmjes së djeshme. Ismet Isaraj, 64 vjeç, dhe Selfo Kallfa 52 vjeç, me detyrë elektricist në degën rajonale të OSHEE-së Gjirokastër, janë nisur për të lokalizuar defektin e linjës 6 kilovoltshme të fiderit në radiostacionin e nënstacionit të Gjirokastrës. Pas ndërprerjes së komunikimit mes tyre dhe qendrës janë njoftuar menjëherë forcat e rendit dhe më pas forcat e specializuara polumbare të cilat bënë të mundur gjetjen e trupave të tyre. Ismeti ka qenë 22 vite pjesë e kësaj familje dhe Selfo 34 vite, pasi e kishte nisur punën në moshën 18-vjeçare, aq vjeç sa është sot Fabiani i biri i tij. OSHEE do të kujdeset për familjet e dy punonjësve të rënë në krye të detyrës. Ne jemi të gjithë pranë tyre në këto momente tragjike dhe të dhimbshme. Respekt për heroizmin e treguar nga punonjësit e OSHEE-së dhe të OST-së në çdo moment të kësaj jave sfiduese, të cilët kanë punuar me vetëmohim në kushte ekstreme të ndikuara nga moti për të minimizuar dhe për të riparuar çdo defekt, çdo dëm elektrik dhe për të mos lënë askënd pa energji. Kam kërkuar nga drejtuesi i OSHEE-së dhe drejtuesi i OST-së të paraqesin pranë Këshillave Mbikëqyrës kërkesën për shpërblim të punonjësve të këtyre dy ndërmarrjeve për të gjithë punën e palodhur që kanë kryer gjatë këtyre ditëve sfiduese në kushtet e motit ekstrem.”, tha Balluku.


Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al