• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

A do të largohet nga PS-ja nëse humbet zgjedhjet? Rama: Ne kemi një shprehje për hallën dhe xhaxhain… Unë di që do t’i fitojmë zgjedhjet

19/02/2021
A do të largohet nga PS-ja nëse humbet zgjedhjet? Rama: Ne kemi një shprehje për hallën dhe xhaxhain… Unë di që do t’i fitojmë zgjedhjet

Kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë ku ka dhënë një intervistë për televizionin lokal “One TV Vlora”. Ai u justifikua se bilanci i mandatit të dytë është i goditur në mes nga tërmeti dhe pandemia.

“Shumë parashikime që kisha u prenë prej tërmetit dhe pandemisë, por gjithsesi është i suksesshëm sa i përket menaxhimit të këtyre të dyjave” – tha Rama.

Duke folur për kandidatët e PD dhe LSI, Edi Rama tha se sheh vetëm një ekip me 4 vetë.

“Unë shoh vetëm Saliun, Ilirin, Lulzimin dhe Monikën. Të tjerët nuk i shoh si ekip por si mbushësa topi”, tha Rama.

I pyetur se kujt do t’i drejtohej për koalicion pas 25 Prillit nëse do të kishte nevojë për të garantuar një mazhorancë, kryeministri u shpreh: “Ne do t’i fitojmë zgjedhjet siç fituam mandatin e dytë me mjaftueshmërisht mandate deputetësh për të udhëhequr Shqipërinë.

Pastaj se si do të gjendet rrugë bashkëpunimi mes forcave politike për të rritur cilësinë e bashkëjetesës, kjo duhet parë. Por koalicione nga halli nuk do të ketë”, – tha Rama, ndërsa shtoi se e lehtëson fakti që Ilir Meta nuk do të bëjë kurrë koalicion me PS-në.

Kryeministri u pyet edhe nëse do të dorëhiqet si kryetar i PS pas 25 Prillit nëse nuk do t’i fitojë zgjedhjet.

“Ne kemi një shprehje për hallën dhe xhaxhain. Unë nuk di të flas me nëse… Unë di që do t’i fitojmë zgjedhjet”, – u shpreh Rama. ©LAPSI.al

Related Posts

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari
Kryesore

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

28/10/2026
Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)
Kryesore

Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

28/10/2026
Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën
Kryesore

Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën

28/10/2026
Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund
Kryesore

Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund

28/10/2026
115 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun
Kryesore

Datat e mundshme për zgjedhjet lokale 2027

28/10/2026
Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së
Kryesore

Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së

27/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

RENDITJA E SUPERIORES/ Egnatia merr kryesimin, Partizani vazhdon të shikojë “makthe”. Ja si ndryshon tabela pas javës së nëntë

RENDITJA E SUPERIORES/ Egnatia merr kryesimin, Partizani vazhdon të shikojë “makthe”. Ja si ndryshon tabela pas javës së nëntë

29/10/2026
Nga SHBA në Meksikë, avantazhet dhe sfidat e Ferrarit në fundin e sezonit

Nga SHBA në Meksikë, avantazhet dhe sfidat e Ferrarit në fundin e sezonit

29/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al