• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Drejtori i Gjendjes Civile thirrje nga Gjirokastra: Aplikoni për rinovimin e kartës së identitetit (VIDEO)

19/02/2021
Drejtori i Gjendjes Civile thirrje nga Gjirokastra: Aplikoni për rinovimin e kartës së identitetit (VIDEO)

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj, së bashku me Nënkryetarin e Bashkisë Gjirokastër, Ylli Muho inspektuan zyrën e aplikimit për dokumente identiteti. Ata u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Gjirokastrës dhe jo vetëm, të aplikojnë për pajisjen me dokumentin e rinovuar pa humbur kohë.

Njoftimi i Ministrise se Brendshme

➡️ Nënkryetari i Bashkisë Gjirokastër, Ylli Muho: Së pari, Bashkia Gjirokastër gjen rastin që të ftojë qytetarët e vet, që në zbatim të ligjit për pajisjen me karta të identitetit të bëhen pjesë e këtij aksioni. Por edhe si një detyrim qytetar, përballë zhvillimeve demokratike në vend dhe përballë gjithë zhvillimeve të përditshme që qytetari merr nëpërmjet shërbimeve që bën nëpër zyrat e ndryshme të territorit të Bashkisë Gjirokastër. E vlerësojmë dhe e çmojmë shumë iniciativën e Drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile, z. Doracaj. Po kështu do të bëhemi pjesë e këtij aksioni në ditën në vijim nëpërmjet gjithë njësive administrative. Enkas për këtë do të ndërmarrim hapat e nevojshëm që administratorët tanë, në 6 njësitë administrative në territorin e Bashkisë Gjirokastër, të bëhen pjesë e këtij aksioni. Pjesë e këtij aksioni do të bëhet çdo punonjës i Bashkisë Gjirokastër për t’u bërë thirrje qytetarëve që në një kohë sa më optimale të pajisen me këtë dokument kaq të rëndësishëm ligjor, por edhe qytetar.

➡️ Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj: Faleminderit nënkryetar, faleminderit në radhë të parë për këto super kushte që i keni ofruar qytetarëve të Gjirokastrës për të marrë shërbime jo vetëm të gjendjes civile dhe të aplikimit me ID karta, por të gjitha shërbimet të integruara në këtë qendër të standardeve bashkëkohore.
Faleminderit njëkohësisht edhe për angazhimin dhe thirrjen që po i bëni të gjithë qytetarëve, banorë ose jo të Gjirokastrës për të ardhur pranë zyrave tona, për të aplikuar për ID karta. Ashtu sikurse ju e thatë ID karta dhe pasaporta biometrike janë dokumente, jo thjesht të rëndësishëm për të shprehur vullnetin, çdo qytetarë të ketë mundësi të shpreh vullnetin e tij në zgjedhjet e 25 prillit, por janë dokumente, ose ID karta, është dokumenti i vetëm me anë të cilit mund të përfitosh shërbime në institucionet publike dhe në institucionet private.
Edhe unë përfitoj ashtu sikurse ju nga rasti t’ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Gjirokastrës dhe jo vetëm të vijnë. Duhet vetëm pak minuta në këto super kushte, angazhim, preokupim dhe të pajisen me dokumentin e ri biometrik.

Ne do vazhdojmë në bashkëpunim me ju, ashtu sikurse e kemi bërë përgjatë këtyre një muaji e gjysmë, do jemi hapur edhe ditëve të shtuna për t’u ofruar mundësinë atyre bashkëqytetarëve që nuk kanë mundësi gjatë ditëve të javës. Por do të jemi të hapur edhe pas orarit zyrtar në qoftë se në sportelet tona të gjendjes civile, apo të zyrave të aplikimit do të ketë qytetarë, të cilët presin të aplikojnë. Edhe njëherë do ju lutesha të vijmë pranë zyrave të aplikimit. Procedurat janë tej mase të lehtësuara, mjafton kuponi dhe dokumenti i vjetër biometrik për t’u pajisur, për të aplikuar dhe më pas për pak ditë për t’u pajisur me dokumentin biometrik. Ora tashmë ka filluar numërohet mbrapsht, janë më pak se dy muaj nga dita e zgjedhjeve, dhe qytetarët duhet të vijnë që të kenë mundësi që me 25 prill të shprehin vullnetin e tyre për partitë politike. Edhe njëherë faleminderit!

Related Posts

Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping
Kryesore

Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping

13/11/2026
86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë
Kryesore

86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë

13/11/2026
Vrasja e tifozit grek, i riu kroat arrestohet në Kakavijë
Kryesore

Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, një shtetas i huaj arrestohet në Kakavijë

13/11/2026
Reuters: Pse nuk do të zhvillohet samiti i NATO-s në Tiranë në 2027
Kryesore

Reuters: Pse nuk do të zhvillohet samiti i NATO-s në Tiranë në 2027

13/11/2026
Protesta, Apeli liron nga arresti të riun nga Gjirokastra
Kryesore

Protesta, Apeli liron nga arresti të riun nga Gjirokastra

13/11/2026
Sarandë, tregu plot, por s’ka kush t’i blejë (VIDEO)
Kryesore

Ligji i varfërisë: Pse shqiptarët shpenzojnë 3 herë më shumë se europianët për ushqim

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Do largohet nga drejtimi i SHBA/ “Nuk është e lehtë”, Pochettino në lot në konferencë për shtyp

Do largohet nga drejtimi i SHBA/ “Nuk është e lehtë”, Pochettino në lot në konferencë për shtyp

13/11/2026
Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping

Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al