• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Në Shqipëri ka rreth 82 mijë të moshuar mbi 80 vjeç, ja sa po vaksinohen

22/02/2021
Në Shqipëri ka rreth 82 mijë të moshuar mbi 80 vjeç, ja sa po vaksinohen

Shqipëria ka filluar gradualisht procesin e vaksinimit, fillimisht me mjekët dhe personat mbi 80 vjeç, por deri tani vetëm me ata që kryeministri Rama i ka quajtur personalitete dhe që po numërohen me gishtat e dorës. Por, a e dini se sa persona ka në Shqipëri që janë në moshën mbi 80 vjeçare? Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2020 numri i tyre ishte rreth 82 mijë. Rreth 53% e tyre janë femra, për arsyen se gratë jetojnë mesatarisht 3-4 vjet më shumë sesa burrat.

Për shkak të plakjes së popullsisë, por edhe të rritjes së jetëgjatësisë, numri i tyre mëse është dyfishuar në raport me 2011 (në atë vit numëroheshin rreth 38 mijë persona të moshës mbi 80 vjeç në vend). Të moshuarit mbi 80 vjeç përbënin 2.9% të totalit të popullsisë në 2020-n, nga 1.3% në vitin 2011. Plakja e popullsisë, por edhe emigracioni kanë ndryshuar tërësisht strukturën e popullsisë në 20 vitet e fundit, duke e moshuar atë dhe duke e bërë më të prekshme ndaj problemeve shëndetësore dhe valëve pandemikë. Grupmosha nga 0-44 vjeç ka rënë me 27%, ndërsa ajo mbi 45 vjeç është rritur me 52%, në raport me vitin 2001.

Grupmosha mbi 60 vjeç, e cila ka qenë objektivi i vaksinimit të shteteve që kanë ecur me shpejtësi në këtë proces, në Shqipëri përbënte rreth 21.3% të popullsisë, ose rreth 605 mijë persona. Si rrjedhojë, 500 mijë dozat e siguruara nga qeveria deri tani (nga marrëveshja me Pfizer) do të arrinin të mbulonin vetëm 41% të kësaj kategorie në risk (një vaksinim i plotë kërkon dy doza) dhe linin në dorë të imunitetit të tufës pjesën tjetër të popullsisë. Për më tepër që pjesa më e madhe e këtyre vaksinave pritet të vijë nga shtatori.

Deri në 20 shkurt, Shqipëria kishte administruar 0.11 doza për 100 banorë, sipas Our Worldindata, duke mbetur pas në Europë, së bashku me shtetet e tjera të rajonit, përveç Serbisë, e cila renditet e dyta pas Mbretërisë së Bashkuar për vaksinimet në raport me popullsinë.

Ndërkohë, pandemia ka rritur ndjeshëm vdekshmërinë në vend. Sipas INSTAT rreth 5,700 persona humbën më shumë jetën në 2020-n, në raport me vitin e mëparshëm, me rritje prej rreth 26%.

Vaksina po jep efekt për uljen e infeksionit të të moshuarve

Izraeli, një nga shtetet që ka ecur më shpejt me procesin e vaksinimit, ka bërë të ditur se dozimi i popullsisë mbi 60 vjeç ka dhënë efekt. Teksa mbi 80% e popullsisë mbi 60 vjeç e kanë marrë dozën e parë, Izraeli bëri të ditur se tek kjo grupmoshë kishte 56% më pak infeksione, 42% më pak shtrime në spital dhe 35% më pak vdekje nga COVID-19 pas dozës së dytë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, grupet e prioritetit për vaksinimin janë punonjësit e sistemit shëndetësor, shtëpitë e të moshuarve, ata që kujdesen në shtëpi për të moshuarit, si dhe grupmosha mbi 80 vjeç dhe ajo 70-80 vjeç, që duhet të mbarojnë vaksinimin brenda shkurtit, përfshirë dhe personat me shenja të rënda klinike nën 70 vjeç, sipas BBC. Deri në prill, synohet vaksinimi i popullsisë 50-69 vjeç si dhe grupmosha 16-64 vjeç me kushte të rënda shëndetësore, ose që kujdeset falas për të moshuarit dhe personat me paaftësi. Deri në vjeshtë, program i Mbretërisë së Bashkuar synon vaksinimin e gjithë popullsisë së rritur.

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

James Van Der Beek për diagnozën e tij me kancer: Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë

James Van Der Beek për diagnozën e tij me kancer: Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë

19/12/2025
Ledion Liço zbulon detaje nga BBV5: Do të ndodhin për herë të parë…

Ledion Liço zbulon detaje nga BBV5: Do të ndodhin për herë të parë…

19/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al