Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish presidentin e Republikës, Ilir Meta. Pasi u pyet nga gazetarët në lidhje me përgjigjen e presidentit për takimet e fshehta, Rama tha se veprimtaria e Metës nuk ka nevojë për koment.
Edi Rama: Unë nuk mendoj që ka nevojë për komente. Veprimtaria ilegale e Ilir Metës është në sy të gjithëve. Meta nuk është në lartësinë e detyrës por nën çdo nivel të justifikueshëm edhe për një person që ka humbur marrëdhëniet me trutë e kokës. Një president që flet me gjuhë rruge do e denojne te gjithe.









