• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Navalny dërgohet në një burg jashtë Moskës për të vuajtur dënimin

26/02/2021
Navalny dërgohet në një burg jashtë Moskës për të vuajtur dënimin

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexey Navalni, është dërguar në një burg jashtë Moskës për të vuajtur dënimin, tha avokati i tij të enjten, një veprim që vjen pavarësisht një kërkese për lirimin e tij nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Avokati i zotit Navalni, Vadim Kobzev nuk njoftoi menjëherë emrin e burgut ku u dërgua Navalni. Agjencitë ruse të lajmeve kanë njoftuar më parë se Navalni, i cili është mbajtur në një burg të sigurisë maksimale në Moskë, mund të dërgohej në një burg në Rusinë perëndimore.
Alexey Navalni, 44 vjeç, kundërshtari më i zëshëm i Presidentit rus Vladimir Putin, u arrestua më 17 janar kur po kthehej nga Gjermania, ku kaloi pesë muaj duke u rikuperuar nga një helmim me agjentë nervorë për të cilin ai e ka fajësuar Kremlinin. Autoritetet ruse e kanë hedhur poshtë akuzën dhe e kanë akuzuar zotin Navalni për bashkëpunim me agjencitë perëndimore të zbulimit, pretendime që ai i ka quajtur qesharake.
Në fillim të këtij muaji, Navalni u dënua me 2.5 vjet burg për shkeljen e dënimit me kusht, ndërsa po shërohej në Gjermani. Dënimi ishte pjesë e akuzave për përvetësim parash të ngritura në 2014 që Navalni i ka quajtur të sajuara, dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR) e ka quajtur të paligjshëm vendimin e gjykatës ruse për këtë çështje.
Arrestimi i Navalnit ka nxitur një valë protestash nga dhjetëra mijëra njerëz në të gjithë Rusinë. Autoritetet kanë arrestuar rreth 11,000 njerëz, shumë prej të cilëve u gjobitën ose u burgosën me nga shtatë deri në 15 ditë.
Zyrtarët rusë kanë hedhur poshtë kërkesat e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për të liruar Navalnin dhe për të ndalur shtypjen e mbështetësve të tij.
Moska gjithashtu hodhi poshtë vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila citonte rrezikun për jetën e Navalnit në burg në thirrjen e saj për lirimin e tij nga qeveria ruse. Kremlini e ka quajtur kërkesën e gjykatës evropiane një ndërhyrje të paligjshme dhe “të papranueshme” në punët e brendshme të Rusisë.
Më parë këtë javë, ministrat e jashtëm të BE-së ranë dakord të vendosnin sanksione të reja kundër zyrtarëve rusë të lidhur me burgimin e Navalnit.
Që nga arrestimi i Navalnit, zyrtarët rusë dhe mediat shtetërore të lajmeve janë përpjekur në mënyrë agresive ta diskreditojnë atë, një ndryshim nga taktika e mëparshme e injorimit të tij.
Disa nga kritikat kanë theksuar pikëpamjet anti-emigrantëve të shprehura vite më parë ndërsa popullariteti i tij po ngrihej.
Amnesty International këtë javë tërhoqi përcaktimin e Navalnit si “i burgosur i ndërgjegjes” për shkak të atyre pikëpamjeve. “Në të kaluarën, Navalni ka bërë komente, që mund të kishin arritur kufirin e mbështetjes së urrejtjes dhe që përbënin nxitje të diskriminimit, dhunës ose armiqësisë”, tha organizata të enjten.
Deklarata mohonte se vendimi ishte në përgjigje të presionit të jashtëm, por njoftimet e agjencive të lajmeve kanë sugjeruar se Amnesty International ishte objekt i një fushate të koordinuar për ta diskredituar atë.
“Këta nuk ishin aktivistë që vepruan në mënyrë të pavarur … ata ishin njerëz që dëshironin të shpifnin kundër Alexey Navalnit si kundërshtari më i shquar i zotit Putin”, tha Vladimir Ashurkov, drejtor ekzekutiv i organizatës anti-korrupsion të Navalnit, të enjten në një konferencë me gazetarët.
Amnesty International tha se heqja dorë nga emërtimi i të burgosurit të ndërgjegjes nuk e ndryshon kërkesën e saj për lirimin e Navalnit.
“Nuk duhet të ketë konfuzion: Asgjë që Navalni ka thënë në të kaluarën nuk e justifikon burgosjen e tij aktuale, që është thjesht e motivuar politikisht. Navalni është ndaluar në mënyrë arbitrare për ushtrimin e të drejtës së tij të lirisë së shprehjes, dhe për këtë arsye, ne vazhdojmë të bëjmë fushatë për lirimin e tij të menjëhershëm”, thuhet në deklaratën e organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesty International./VOA

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Arsenali dhe City fitojnë në Champions, Napoli pëson disfatë të hidhur

VIDEO/ Arsenali dhe City fitojnë në Champions, Napoli pëson disfatë të hidhur

04/11/2026
VIDEO/ Arsenali dhe City udhëheqin në Champions, Napoli barazon në pjesën e parë

VIDEO/ Arsenali dhe City udhëheqin në Champions, Napoli barazon në pjesën e parë

04/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al