• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Marrëveshja me 13 pika e PD-LSI, ndarja e “tortës” së pushtetit sipas rezultatit të zgjedhjeve

01/03/2021
Marrëveshja me 13 pika e PD-LSI, ndarja e “tortës” së pushtetit sipas rezultatit të zgjedhjeve

Dy partitë më të mëdha të opozitës kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi që parashikon krijimin e qeverisë së përbashkët pas zgjedhjeve nëse fitojnë.
Në 13 pikat e paktit parashikohet që torta e pushtetit të ndahet sipas rezultatit. Të dy forcat politike angazhohet të nxjerrin Shqipërinë nga kriza, të nisen besimet për anëtarësim në bashkimin evropian dhe të ndalin emigrimin e të rinjve.
Me dorën në zemër, shefja e LSI Monika Kryemadhi hodhi firmën e besnikërisë për Lulzim Bashën në përfshirjen me PD në një koalicion me moton “Shqipëria Shtëpia që Fiton”.
Marrëveshja me 13 pika mes PD e LSi parashikon garën me dy lista kandidatësh e më pas ndarjen e pushtetit pas zgjedhjeve sipas rezultatin që do marrin.
Dy forcat më të mëdha të opozitës angazhohen të nxjerrin vendin nga kriza ekonomike, të përmbushin kushtet për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin evropian. Rivendosja e shtetit të së drejtës dhe e sundimit të ligjit, frenim shpopullimit, punësim i mirë-paguar, luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar, zgjidhje në mënyrë prioritete problemin e rindërtimit të banesave të dëmtuara dhe dhënien fund problemit kritik të pandemisë COVID-19, janë disa prej angazhimeve të PD dhe LSI.
“Udhëtimi ynë i përbashkët për të ndryshuar Shqipërinë fillon sot. Kam prezantuar planet e punës për të gjitha drejtimet. Jo premtime boshe, plane pune. Ka ardhur çasti të bashkohemi. Të shkojmë shtëpi më shtëpi, rrugë më rrugë për të sjellë ndryshimin”, u shpreh Basha.
Monika Kryemadhi u kujdes të sqaronte se çdo të thotë për një parti të majtë si LSI të bashkëpunojë me një parti nga spektri i djathtë i politikës shqiptare.
“E di që ka shumë nga ato që do të thonë se LSI-ja rritet në kurriz të së majtës, dua të adresoj këtë gjë. Ne si LSI dhe PD do të jemi dy entitete, mund të kemi edhe kundërshti në të ardhmen, por zotohemi se do të gjejmë gjuhën e bashkëpunimit. Jemi të unifikuar se vendi është më keq se çka qenë 8 vite më parë përveç atyre që janë me lidhje të ngushta me qeverinë. Ne dhe PD-në jemi të unifikuar me mendimin se shqiptarët sot jetojnë më keq se më para. Mbi të gjitha, shqiptarët duhet ta kenë Shqipërinë, shtëpinë e tyre”, tha Kryemadhi.
PD dhe LSI do të konkurrojnë në zgjedhje me dy lista (PD-AN + LSI).

Related Posts

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026
Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht
Kryesore

Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht

25/07/2026
Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë
Kryesore

Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë

25/07/2026
Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë
Kryesore

Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë

25/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“A është Tajson Furi këtu?”, Xhoshua nuk përmbahet pas triumfit ndaj Prengës: Do t’ia shqyej zemrën! Jam kampioni më i ashpër dhe më i pamëshirshëm që ka ekzistuar

27/07/2026
Jasir Asani i jep fund dilemave, futbollisti i Kombëtares shqiptare del në stërvitje me…

U rikthye në Iran, Jasir Asani ka një mesazh për tifozët e Esteghal

26/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al