• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Ai është njeriu im, po t’i bësh gjë atij zëre se ma ka bërë mua”, si e mbylli Genc Ruli aferën 100 mijë euro me drejtorin e spitalit të Gjirokastrës (VIDEO)

03/03/2021
“Ai është njeriu im, po t’i bësh gjë atij zëre se ma ka bërë mua”, si e mbylli Genc Ruli aferën 100 mijë euro me drejtorin e spitalit të Gjirokastrës (VIDEO)

Halim Kosova ka bërë një tjetër denoncim të fortë mbrëmë për një vjedhje në spitalin e Gjirokastrës gjatë qeverisjes së PD-së. Ai ka treguar se si Genc Ruli ndërhyri për të mbrojtur drejtorin e spitalit për një aferë rreth 100 mijë euro. Ruli në atë periudhë ishte drejtuesi i listës së kandidatëve të PD-së në Gjirokastër në zgjedhjet e qershorit 2013, pra njeriu i besuar i Sali Berishës.

“Kur isha Ministër Shëndetësie më sinjalizuan për një vjedhje në Gjirokastër. Madje dy gjirokastritë më patën takuar në rrugë asokohe dhe më thanë atë e di gjithë Gjirokastra. Dërgoj direkt ekipin e kontrollit, por kisha dhe frikë se mos më shisnin rrugës dhe iu thashë shkoni deri në Tepelenë se pastaj do t’ju them se për cfarë bëhej fjalë konkretisht. Si përfundim shkuan në Gjirokastër. Dhe personi i parë që më mori në telefon ishte Genc Ruli.  Deputeti numër një i listës së PD-së në Gjirokastër. “Ai është njeriu im më tha, po t’i bësh gjë atij zëre se ma ka bërë mua”, i tha Ruli-Kosovës në përpjekje për të mbrojtur drejtorin e spitalit të Gjirokastrës, i cili ishte kapur në abuzim me fondet në vlerën e rreth 100 mijë eurove.

Halim Kosova nuk e përmend me emër se kush ishte drejtori i spitalit asokohe. Ai pranon se nuk e coi më tej auditin për këtë aferë nga frika se më pas do të akuzohej prej Genc Rulit për dëmtim të PD-së në prag të zgjedhjeve. Më pas drejtori i spitalit paraqiti dorëheqjen kur PD humbi edhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.

Më herët gjatë intervistës në “Open” Halim Kosova  ka zbuluar ‘puçin’ që i bënë në PD, me në krye Lulzim Bashën ku zbuloi mesazhin e këtij të fundit ku i njoftoi se Komisioni i Vlerësimit të kandidaturave e kishte përjashtuar. Ai shtoi se kishte disa projekte për shëndetësinë dhe për këtë ishte i gatshëm edhe të ndryshonte edhe ekip, pa përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me Edi Ramën, nëse ky e fton. Po Basha ka preferuar Tritan Shehun në vend të Halim Kosovës. Shihni në videon më poshtë akuzat e plota të Kosovës.

©argjiroja.net 

Related Posts

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari
Kryesore

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

28/10/2026
Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)
Kryesore

Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

28/10/2026
Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën
Kryesore

Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën

28/10/2026
Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund
Kryesore

Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund

28/10/2026
115 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun
Kryesore

Datat e mundshme për zgjedhjet lokale 2027

28/10/2026
Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së
Kryesore

Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së

27/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

28/10/2026
Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

28/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al