• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Agnelli tregon pasojat e pandemisë: Futbolli është në udhëkryq

08/03/2021
Agnelli tregon pasojat e pandemisë: Futbolli është në udhëkryq

Presidenti i Juventusit dhe i ECA, Andrea Agnelli, foli në hapjen e Asamblesë së 25-të të Përgjithshme të shoqatës që bashkon klubet europiane: “Bashkëpunimi dhe uniteti na kanë mundësuar të përfundojmë sezonin 2019-2020 dhe të menaxhojmë pandeminë. Megjithëse nuk jemi ende në qendër të krizës, mbetemi mjaft të prekur nga efektet e pandemisë. Së pari, nuk kemi tifozë në pjesën më të madhe të Europës dhe lojtarët janë të stresuar deri në kufi nga një kalendar shumë i ngjeshur.
Humbjet janë rreth 6.5 / 8.5 miliardë euro në dy sezone. Këto janë goditje mbi supet e klubeve. Covid-19 ka ngritur pikëpyetje serioze në lidhje me qëndrueshmërinë e modelit aktual të futbollit. Në muajt e fundit, disa aktorë të mëdhenj financiarë kanë treguar interes për futbollin. Këto subjekte nuk janë të interesuar për solidaritet, por për kthime të shpejtë të investimeve. Nëse ndryshojmë, ne mund t’i shikojmë këto investime. Futbolli, ekonomia dhe politika janë në udhëkryq.
Ne duhet t’i shfrytëzojmë këto mundësi dhe të veprojmë, përndryshe rreziku është i madh. Së pari duhet të vendosim tifozët në qendër. Sistemi aktual nuk është bërë për tifozët modernë. Hulumtimet tregojnë se të paktën një e treta e tyre ndjekin të paktën dy skuadra; 10 përqind ndjekin lojtarët, jo klubet. Ka shumë ndeshje jokonkurruese, si në shkallë kombëtare, edhe ndërkombëtare. Ne nuk mund t’i marrim tifozët si të mirëqenë, ose rrezikojmë t’i humbasim ata. Po mendoj për bisedimet që ne si ECA kemi pasur me UEFA në muajt e fundit.
Dua të falënderoj presidentin Ceferin për diskutimet, sepse ishin produktive. Sot do të kemi një prezantim mbi formatet për konkurset ndërkombëtare nga viti 2024 e tutje. Unë dua të pranoj që kjo ide erdhi nga një prej anëtarëve tanë, Van der Saar i Ajax. Memorandumi me UEFA skadon për tri vite, para fillimit të ciklit të ri dhe ne po punojmë në këtë front me presidentin Ceferin. Nuk duhet të mendojmë për interesa të veçantë, por për ato kolektive. Nëse sa herë ulemi dhe përpiqemi të sjellim në tryezën ndërkombëtare problemet që kemi në shtëpi, bëhet e vështirë të zgjidhësh diçka. Dua ta mbyll, duke cituar Mario Draghi: Nëse nuk lëvizim, do të qëndrojmë vetëm në iluzionin e asaj që jemi, në harresën e asaj që kemi qenë dhe në mohimin e asaj që mundemi të jemi”.

Related Posts

Premier League/ Vendos një gol, Arsenal  fiton në Birmingham
Sport

Premier League/ Vendos një gol, Arsenal fiton në Birmingham

01/09/2026
I kërkoj falje, beteja ime ndaj sistemit! – Balkanweb.com – News24
Sport

Pas goditjes ndaj arbitrit, Xhaferri: I kërkoj falje, beteja ime ndaj sistemit!

31/08/2026
I kërkoj falje, beteja ime ndaj sistemit! – Balkanweb.com – News24
Sport

I kërkoj falje, beteja ime ndaj sistemit! – Balkanweb.com – News24

31/08/2026
VIDEO/ Muçi show, dhuron asist me telekomandë për Salah
Sport

VIDEO/ Muçi show, dhuron asist me telekomandë për Salah

31/08/2026
Daku e bën “sefte” me Spartak Moskën, eliminon Rubin Kazan, shënon edhe Gripshi (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Goli i parë me Spartakun, Daku: Domethënës, pres shumë nga vetja!

31/08/2026
Barazimi ndaj Lillestrom, Dede: U treguam naivë, por jam krenar për ekipin
Sport

Suksesi ndaj Vorës, Dede: E merituam, por duhet të përmirësohemi sërish!

31/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Premier League/ Vendos një gol, Arsenal  fiton në Birmingham

Premier League/ Vendos një gol, Arsenal fiton në Birmingham

01/09/2026
I kërkoj falje, beteja ime ndaj sistemit! – Balkanweb.com – News24

Pas goditjes ndaj arbitrit, Xhaferri: I kërkoj falje, beteja ime ndaj sistemit!

31/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al