Titujt e dhënë nga presidenti në ikje, Bujar Nishani, për disa nga artistët shqiptarë kanë shkaktuar jo pak polemika në opinionin publik.
Disa ironizuan faktin se u shpërndanë plot 32 medalje, duke e cilësuar këtë masë se i ul vlerën titullit “Mjeshtër i Madh”, e të tjerë u ankuan për artistët që e përfituan.
Ndër më të sulmuarit ka qenë edhe aktori i humorit Julian Deda. Ky i fundit ka reaguar në rrjetet sociale, si për t’u dhënë përgjigje të gjithë atyre që nuk kanë vlerësuar kontributin e tij në art. “Morrat, pleshtat dhe injorantët një muhabet kanë, parazitojnë”, shkruan aktori në Instagram.