Pazari i Gjirokastres pas restaurimit eshte kthyer ne nje zone te rendesishme per te investuar. Drejtuesi politik i PS ne Gjirokaster, Bledi Çuçi, ka publikuar videon e nje biznesi te ri te hapur ne kete zone nga Anisa Mano.
“Anisa është një tjetër shembull kuptimplotë se si Pazari i Gjirokastrës sot është shndërruar në zonën më atraktive për të investuar e bërë biznes pas restaurimit të plotë të këtij margaritari të trashëgimisë kulturore. 8 vite më parë e gjithë kjo hapësirë ishte si mos më keq dhe Gjirokastra rrezikonte të dilte nga UNESCO. Çfarë kemi bërë nuk mjafton, por kush më shumë se ne ka bërë më tepër?! Askush! Ata që sot kërkojnë të vijnë në pushtet, kur e kishin atë nuk ngulën asnjë ‘gozhdë’ në Gjirokastër. Prandaj Gjirokastra nuk duhet të kthehet prapa, Shqipëria nuk duhet të kthehet prapa”, shkruan Çuçi ne Facebook.