• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vaksina ruse Sputnik V do të prodhohet në Gjermani

16/03/2021
Vaksina ruse Sputnik V do të prodhohet në Gjermani

Sipas deklaratave të saj, Rusia tani dëshiron që vaksina e saj Sputnik V të prodhohet në Gjermani. Tashmë janë lidhur marrëveshje me disa firma në vendet e BE-së, u tha. Megjithatë, vaksina nuk është lejuar ende në BE. Vaksina ruse Sputnik V pritet të prodhohet edhe në Gjermani. Kreu i fondit shtetëror të investimeve direkte RDIF, Kirill Dmitriev, tha, sipas agjencisë Interfax, se vendi i tij ka arritur një marrëveshje me sipërmarrjet për këtë. Por ai nuk përmendi emra.
Marrëveshje ka edhe me firma në Francë, në Itali dhe në Spanjë. Qëllimi është të garantohet shpërndarja e vaksinës ruse në vendet evropiane, pasi ajo të jetë licensuar për Evropën. Bisedime ka edhe me kompani të tjera për të shpërndarë vaksinën në ato vende që përdorin Sputnik V edhe pa miratimin e BE, tha Dmitrijev.
Shqyrtimi mund të zgjasë tre muaj
Sputnik V aktualisht nuk është aprovuar ende në Bashkimin Evropian (BE), Agjencia Evropiane e Medikamenteve (EMA) ende po e studion. Italia kishte njoftuar që para një jave se firma Adienne Srl. në Lombardi do ta prodhojë Sputnik V. Tre vaksinat kundër Covid-19 të Biontech/ Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca të miratuara deri tani nga EMA, procesi i miratimit zgjati midis disa javësh dhe tre muajve.
Sputnik është lejuar tashmë në Hungari
Rusia e lejoi përdorimin e vaksinës së saj kundër Coronas verën e vitit të kaluar – madje edhe para se të përfundonin provat klinike. Kjo shkaktoi skepticizëm ndërkombëtar në lidhje me efektivitetin e vaksinës. Sipas një studimi të botuar në revistën “The Lancet”, Sputnik V ka një efektshmëri prej 91.6 përqind ndaj infeksioneve të Coronas me simptoma.
Sipas të dhënave ruse, vaksina ruse është aprovuar tashmë në pothuajse 50 vende, duke përfshirë Hungarinë, pa miratimin e EMA. Kremlini në Moskë u ankua se regjistrimi i Sputnik V në BE po politizohet.
EMA në mbledhje të posaçme për AstraZenecan
Pas informacionevetë reja për trombozë në venat cerebrale tek personat e vaksinuar, qeveria gjermane i pezulloi vaksinimet Astrazeneca si masë paraprake. Ky hap erdhi pas një rekomandimi të Institutit Paul Ehrlich, përgjegjës për lejimin e vaksinave në Gjermani. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha në Berlin se kjo ishte thjesht “masë paraprake”. Ai theksoi se gjëja më e rëndësishme për besimin te vaksina ishte ndjekja e rekomandimeve profesionale. Agjencia Evropiane e Medikamenteve (EMA) tani do të vendosë nëse ngjarjet e reja do të ndikojnë në lejimin e vaksinës.
EMA do të diskutojë për vaksinën në një takim të veçantë të enjten. Agjencia njoftoi se aktualisht po heton shfaqjen e trombozës në një numër të vogël njerëzish. Sidoqoftë, ekspertët janë ende të bindur se përfitimet e vaksinimit me medikament janë më të mëdha se rreziqet nga efektet anësore. Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu se do të zhvillojë konsultime./DW

Related Posts

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
Pikante

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)

20/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis
Kryesore

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis

02/07/2026
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Lajme

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

29/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ishte plani i Zotit që ai ta fitonte”, Prenga u kërkon falje shqiptarëve: Nuk iu bëra krenarë, por…

“Ishte plani i Zotit që ai ta fitonte”, Prenga u kërkon falje shqiptarëve: Nuk iu bëra krenarë, por…

26/07/2026
Si në një film aventurash! Po ecte në pyll dhe gjeti një shpatë 2,700-vjeçare të ngulur drejt në tokë

Si në një film aventurash! Po ecte në pyll dhe gjeti një shpatë 2,700-vjeçare të ngulur drejt në tokë

26/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al