• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ursula von der Leyen kritikon “AstraZeneca-n” për fushatë të ngadaltë vaksinimi

17/03/2021
Ursula von der Leyen kritikon “AstraZeneca-n” për fushatë të ngadaltë vaksinimi

Shefja e krahut ekzekutiv të Bashkimit Evropian kritikoi të mërkurën prodhuesin anglo-suedez të vaksinave AstraZeneca, duke e akuzuar kompaninë farmaceutike për shtyrje të fushatës së vaksinimit kundër koronavirusit në Evropë. Ajo paralajmëroi se Bashkimi Evropian po peshon mundësinë e ndalimit të eksporteve, si masë për të siguruar furnizim me vaksina.
“AstraZeneca fatkeqësisht ka nën prodhim dhe ka dështuar të përmbushë deyrimet e saj, dhe kjo, e them me dhimbje, ka ulur shpejtësinë e fushatës së vaksinimit”, u tha gazetarëve Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ajo shtoi se kompania u zotua fillimisht të jepte 90 milionë doza vaksinash në tre muajt e parë të 2021, por më vonë tha se mund të siguronte vetëm 40 milionë, dhe së fundmi vetëm 30 milionë.
Krahas kritikave për dërgesa të ngadalta nga ana e saj, veçanërisht në Evropë, AstraZeneca po përballet gjithashtu me njoftimet se vaksina e saj shkakton mpiksje të rrezikshme të gjakut tek disa persona. Por vetë kompania dhe entet rregullatore ndërkombëtarë thonë se nuk ka prova se vaksina ka qenë shkaktare e këtyre efekteve anësore.
Disa vende, mes tyre Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja e kanë pezulluar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s.
Agjencia Evropiane e Barnave këmbënguli të martën se nuk ka “asnjë të dhënë” se vaksina shkakton mpiksje të gjakut. Zonja von der Leyen tha të mërkurën se ajo “beson tek AstraZeneca, dhe tek vaksinat”.
Vaksina e kompanisë AstraZeneca është një ndër tre vaksinat që po përdoren për fushatat e imunizimit në kontinentin evropian. Por shqetësimet e përshkallëzuara lidhur me sigurinë e saj janë një tjetër pengesë ndaj procesit të vaksinimit në vendet e BE-së, proces që është përfshirë nga mungesat në furnizime e pengesa të tjera çka ka bërë që blloku të mbetet shumë pas fushatave të imunizimit në Britani dhe SHBA.
Për tremujorin e dytë të vitit 2021, tha zonja van der Leyen, AstraZeneca do të dorëzojë vetëm 70 milionë doza, më pak se gjysma e 180 milionë dozave që ishte “e detyruar të dorëzonte sipas kontratës”.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se në marrëveshjen paraprake për blerjen e vaksinave mes BE-së dhe AstraZeneca-s, figurojnë dy vende në Mbretërinë e Bashkuar ku po prodhohet vaksina. Ajo shtoi se “Ne jemi ende duke pritur që dozat të vijnë nga Britania e Madhe”.
Zonja Von der Leyen gjithashtu vuri në dukje se BE-ja ka eksportuar rreth 41 milionë doza vaksinash në vendet e tjera. “Por zgjidhja duhet të vijë nga të dyja drejtimet dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të sigurojmë që ka reciprocitet dhe përgjigje të njëjtë në sasi”, tha ajo.
“Nëse situata nuk ndryshon, ne do të na duhet të reflektojmë se si t’i bëjmë eksportet në vendet prodhuese të vaksinave, të jenë të varura nga qasja e këtyre vendeve”, shtoi ajo, por pa përmendur asnjë vend.
Ajo tha se synimet e BE-së janë që të vaksinojë 70 për qind të popullës së rritur të saj deri në shtator./ VOA

Related Posts

Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ish-banori i ‘Ferma VIP’: Moza Ahmeti, një e lajthitur e kohës së komunizmit

Ish-banori i ‘Ferma VIP’: Moza Ahmeti, një e lajthitur e kohës së komunizmit

05/05/2026
VIDEO/ Arsenali tregohet i madh në Champions, eleminon Atleticon dhe shkon në finale

VIDEO/ Arsenali tregohet i madh në Champions, eleminon Atleticon dhe shkon në finale

05/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al