• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lewandowski zbulon idhujt e fëmijërisë, por nuk zgjedh dot më të mirin e historisë së futbollit

18/03/2021
Lewandowski zbulon idhujt e fëmijërisë, por nuk zgjedh dot më të mirin e historisë së futbollit

Ylli i Bayern Munich, Robert Lewandowski, ka një listë të gjatë të yjeve të futbollit të së kaluarës dhe të tashmes, të cilët i admiron; por nuk mund të zgjedhë më të mirin e të gjitha kohërave. Vetë polaku tani ka një pretendim të fortë për t’u konsideruar në të njëjtën frymë si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, pasi vazhdon të shënojë gola me një rregullsi të jashtëzakonshme për kampionët në fuqi të Gjermanisë dhe Europës.
Modeli i tij i parë në futboll ishte një legjendë italiane e së kaluarës, ndërsa ish-asi i Arsenalit dhe Francës, Thierry Henry, gjithashtu pati një ndikim të madh te polaku, kur ishte i ri. Duke folur me Lothar Matthaus në një intervistë për “Bild”, Lewandowski nuk emëroi dot vetëm një lojtar të denjë për të mbajtur titullin e më të mirit ndonjëherë.
“Nuk ka një lojtar të vetëm, që mund të veçohet. Lojtarët formojnë epoka. Dikur ishe ti, – i tha idhullit të Bayernit dhe Gjermanisë, fituesit të Kupës së Botës 1990. – Në 10, 15 vitet e fundit kanë qenë në majë Messi, Ronaldo, Ronaldinho. Më parë, sulmuesi Brazilian, Ronaldo. Ka gjithmonë talente të jashtëzakonshme, lojtarë që thjesht përcjellin kënaqësi në futboll. Yjet botërorë arrijnë t’i bëjnë gjërat e vështira të duken të lehta dhe të thjeshta”.
Mbi idhujt e fëmijërisë, Lewandowski zbuloi: “Më kujtohet saktësisht. Kur isha 6 vjeç, kishte vetëm një idhull për mua: Roberto Baggio! Më vonë, Alessandro Del Piero u bë modeli im në futboll, e admirova atë. Sidoqoftë, nuk mund të gjykoja akoma saktësisht se çfarë e karakterizonte stilin e tij të lojës, isha thjesht shumë i ri për këtë. Më vonë u bë legjenda e Arsenalit, Thierry Henry. Lëvizjet e tij, vrapimet nga thellësia, finalizimet… Si një futbollist i ri, këto ishin cilësitë që doja të kisha. Unë doja të imitoja Henry në gjithçka”.

Related Posts

Spanjë, legjenda e Realit zyrtarizohet në pankinën e një ekipi
Sport

Spanjë, legjenda e Realit zyrtarizohet në pankinën e një ekipi

09/11/2026
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në zemër – Balkanweb.com – News24
Sport

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në zemër

09/11/2026
Nations League/ Shqipëri-Bjellorusi, dalin formacionet
Sport

UEFA Nations League / Kuqezinjtë nisin përgatitjet për sfidat ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë

09/11/2026
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në zemër – Balkanweb.com – News24
Sport

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në zemër – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
Nations League, Mancini motivon skuadrën: Na duhen fitoret
Sport

Nations League, Mancini motivon skuadrën: Na duhen fitoret

09/11/2026
Nations League/ Shqipëri-Bjellorusi, dalin formacionet
Sport

UEFA Nations League / Kuqezinjtë nisin përgatitjet për sfidat ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë – Balkanweb.com – News24

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al