Kreu i PD-së vazhdon të mos ndalet me gafat e tij nëpër takimet e fushatës zgjedhore.
Këtë herë kur po vizitonte shtëpinë e Kokalarëve në Gjirokastër, ndërhyri duke thënë se Musine Kokalari ka lindur këtu.
Kjo nuk është hera e parë që Basha bën gafa të tilla, në fillim me shifrat, ndërsa tani me figura të shquara të vendit.
Biseda:
Basha: Musine Kokalari ka lindur këtu, këtu ka lindur, këtu është rritur.
Gruaja që po shpjegonte: Jo, Musine Kokalari ka lindur në Adana
Basha: Po, po e vërtetë, ka lindur në Turqi. Musine Kokalari do ngrihet në piedestal, qeveria e la shtëpinë në pluhurin e harresës. Musine Kokalari është simbol i qëndresës dhe i papërkulshmërisë. “, tha Basha









