Në ditën që kreu i opozitës, Lulzim Basha, pati takime në Gjirokastër, drejtuesi politik i PS-së në këtë qark dhe njëherazi Ministër i Brendshëm, ka publikuar disa foto në faqen e tij në Facebook, që tregojnë si ishte 8 vite më parë Pazari.
“Këto pamje janë vetëm pakëz nga Gjirokastra e rrënuar që na lanë peshqesh 8 vite më parë ata që sot kërkojnë vota në emër të ndryshimit dhe nga Gjirokastra për të cilën ne punuam e do të vazhdojmë të punojmë edhe pas 25 prillit. Çdo fjalë tjetër është e tepërt!”, shkruan Çuçi.
Kreu i opozitës u prit sot nga disa mbështetës të PD-së në lagjen “18 Shtatori”, ndërsa më pas vijoi takimet të shtëpia e Musine Kokalarit, si dhe me disa të rinj në Dropull. Më poshtë fotot e publikuara nga Çuçi.
©argjiroja.net