• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Greqia feston 200-vjetorin e pavarësisë

21/03/2021
Greqia feston 200-vjetorin e pavarësisë

Përmes paradave me kostume tradicionale dhe me fluturimin e avionëve rafale në qiellin e Athinës, Greqia feston sot 200 vjetorin e pavarësisë së saj nga perandoria osmane, e fituar në fund të një kryengritjeje popullore që filloi në 25 Mars 1821, viti kryesor i “shtetit modern”, sipas ekspertëve.
Qeveria greke kishte menduar festime më të mëdha, me pjesëmarrjen e shumë drejtuesve të huaj, por pandemia e koronavirusit vendosi ndryshe.
Megjithatë disa vende që kanë ndihmuar Greqinë në revolucionin e saj prej rreth një dekade kundër perandorisë osmane do të përfaqësohen. Prania e ministrit rus, Mikhail Mishustin dhe e princit britanik, Charles, si dhe bashkëshortes së tij Camilla janë konfirmuar.
Por, presidenti francez, Emmanuel Macron nuk do të jetë në festë për shkak të situatës shëndetësore në Francë.

Ishte një flotë e përbashkët britanike, franceze dhe ruse që mori një fitore të madhe kundër osmanëve në 1827 gjatë Betejës së Navarinos, një pikë kthese vendimtare në Luftën e Pavarësisë.
Me rastin e 200 vjetorit, Parisi i dha Athinës një sixhade të shekullit të XVIII që përfaqëson “Shkollën e Athinës” të Raphaellit, që do të ekspozohet për herë të parë në Greqi, një homazh nga Franca për “djepin e demokracisë”, sipas shërbimit të Mobilerisë Kombëtare që menaxhon operacionin.
Dhe avionët francezë Rafales do të fluturojë mbi kryeqytetin grek me avionë amerikanë F-16 në 25 Mars, një datë e lidhur tradicionalisht me fillimin e revolucionit grek.
Në Sheshin Kushtetues, pranë parlamentit grek, trupat me kostume tradicionale nga konflikti i vitit 1821 do të parakalojnë nën sytë e presidentes së Republikës, Katerina Sakellaropoulou dhe kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis.
Përmes ekspozitave dhe monumenteve, autoritetet greke donin të bënin një nderim të veçantë për Filhelenjtë, këta luftëtarë të huaj, të cilët me librat e Platonit apo Pausanias nën krah, nxituan në Greqi për të luftuar.

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Erdhi momenti”, befason C.Ronaldo, njofton largimin nga Portugalia: Më ndryshoi jeta…(VIDEO)

“Erdhi momenti”, befason C.Ronaldo, njofton largimin nga Portugalia: Më ndryshoi jeta…(VIDEO)

05/11/2026

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al