• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

The Guardian: “Lufta” për vaksinat mund të përfundojë në tragjedi për Britaninë dhe BE-në

22/03/2021
The Guardian: “Lufta” për vaksinat mund të përfundojë në tragjedi për Britaninë dhe BE-në

Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit, qeveritë kanë mbajtur të fshehtë informacionin rreth niveleve të furnizimit sikur numri i dozave që secili vend zotëronte të ishte sekret shtetëror i njëjtë me vendndodhjen e nëndetëseve bërthamore të Britanisë.
Sa herë që gazetarët kanë pyetur se sa vaksina të disponueshme ka secili vend, ata nuk kanë marrë kurrë përgjigje.
Kjo pjesërisht sepse ministrat nuk e dinin as vetë përgjigjen e një pyetjeje kaq kritike. Sekretari i shëndetësisë u detyrua të pranojë, kur ai papritmas njoftoi se do të kishte  vonesa të vaksinave,  dhe që synimet ambicioze të qeverisë për imunizimin rrezikohen nga përçarja sepse problemet e prodhimit mund të shkaktojnë pabarazi në vende të ndryshme të botës.
Arsyeja tjetër është ankthi  i rivalëve ziliqarë që nuk kanë furnizime mjaftueshëm.
Paranoja për këtë ka qenë veçanërisht e mprehtë në lidhje me fqinjët më të afërt. Përkundër pretendimeve të bëra nga disa Brexiters, shkëputja nga BE nuk e ka bërë marrëdhënien më të lumtur dhe më të lehtë, por më dyshuese.
Frika e britanikëve për qëllimet e BE-së është reciproke pasi programi i vaksinimit i Mbretërisë së Bashkuar ka rezultuar më i suksesshëm se i BE-së. Pavarësisht nëse ky është një besim i justifikuar, është një besim i kuptueshëm duke pasur parasysh përvojën e BE-së për t’u marrë me Boris Johnson .
Por ekziston një konsensus për të dy anët e medaljes. Edhe admiruesi më i madh  i Bashkimit Europian duhet të pranojë se është bërë një rrëmujë për sa i përket fushatës së  vaksinimit, raporton abcnews.al
Vendimi për të pasur një program vaksinimi nga Brukseli u vendos me qëllimin e mirë se kjo do të parandalonte një konkurs për furnizime që mund të krijonte konflikt mes vendeve.
Deri në këtë fundjavë, gjysma e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar kishin marrë dozën e tyre të parë. Në BE, përqindja është më pak se një e pesta.
Ankthi ka kapluar kryeqytetet europiane.
Si qeveria e Boris Johnson, ia doli më mirë në fushatën e vaksinimit se Parisi ose Berlini?
Ndërsa normat e infeksionit në Britani kanë rënë, shumica e BE po përballet me një rritje të rasteve. Në Gjermani, zyrtarët e shëndetit publik paralajmërojnë se rastet po rriten në mënyrë eksponenciale.
Pas lojërave të fatit që Franca mund të shmangte një bllokim tjetër, Emmanuel Macron është detyruar të vendosë kufizime të tjera për shkak të rritjes së rasteve.
Shumica e Italisë është “zonë e kuqe” dhe i gjithë vendi do të jetë i mbyllur gjatë fundjavës së Pashkëve. Dështimi për të vaksinuar  një pjesë të madhe të popullsisë duke parandaluar kështu një valë të tretë po ndëshkohet në kutinë e votimit.
Angela Merkel ka humbur dy rajonet  të cilat më parë llogariteshin në bastionet e partisë së saj. Ndërsa vazhdimisht e kritikonin AstraZeneca për dështimin e furnizimit, udhëheqësit europianë i kanë bërë gjërat më të vështira  duke hedhur dyshime në mënyrë të përsëritur mbi sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës.
Ursula von der Leyen, nga ana tjetër ka kërcënuar AstraZeneca se do të ndalojë importet nëse nuk përshpejton fushatën e vaksinimit. Historia e kësaj pandemie na tregon që rritja e rasteve shton rrezikun në të gjithë botën.
Variantet e reja shkaktojnë më shumë viktima dhe dëmtojnë edhe më tepër ekonominë, raporton abcnews.al
Sa për shumë britanikë që ëndërrojnë të kalojnë pushimet në një vend europian me një klimë me diell, ata do vazhdojnë të ëndërrojnë për arsye se situata në vendet europiane është kaotike.
Shpërndarja e vaksinave  nga NHS është i vetmi aspekt i trajtimit të krizës në të cilën kjo qeveri mund të pretendojë të ketë një rekord që është mbresëlënës.
Brexiters duan të pretendojnë se suksesi, edhe pse fals, është një justifikim për eksperimentin e tyre. Ekziston një problem me përpjekjen e  ministrave për të mbajtur nën kontroll koronavirusin dhe sigurisht për të qetësuar popullin.
Një përshkallëzim në një “luftë vaksinash”  midis Britanisë dhe BE-së do të ishte një katastrofë për të dy në shumë nivele. Prodhimi i vaksinave varet nga zinxhirët e ndërlikuar shumëkombësh të furnizimit. Marrim parasysh Pfizer.
Përbërësit për atë vaksinë dërgohen nga Britania e Madhe në fabrikën e kompanisë në Belgjikë përpara se të eksportohen. Një raund i ndalimeve të eksportit do të jetë vetë-shkatërrues.
Problemet e BE-së do të thellohen, ndërsa qeveria do ta ketë më të vështirë të realizojë ambicien e saj për të vaksinuar çdo të rritur deri në korrik.
Nacionalizmi i vaksinave është tashmë një dimension i kësaj krize. Do të ishte një shembull i tmerrshëm botës nëse vendet që reklamojnë veten e tyre si demokraci, të sofistikuara dhe internacionaliste do të hapnin një luftë vaksinash në Europë.
Britania dhe fqinjët e saj të afërt do të duhet të jetojnë dhe të punojnë me njëri-tjetrin shumë pasi Covid-19 është  histori.
Siguria dhe prosperiteti i Mbretërisë së Bashkuar ende varen në një masë e madhe nga ajo që ndodh brenda BE-së.
Nuk mund të jetë në interes të BE-së që të ketë marrëdhënie toksike me një vend kaq të rëndësishëm në kufirin e tij.
Një luftë vaksinash do të ishte një konflikt pa një fitues, vetëm me shumë humbës. Çdo fjalë apo veprim që ndez më tej konfliktet është shumë e rrezikshme. Bisedat e pakujdesshme marrin  jetë njerëzish.
Përktheu abcnews.al

Related Posts

Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ish-banori i ‘Ferma VIP’: Moza Ahmeti, një e lajthitur e kohës së komunizmit

Ish-banori i ‘Ferma VIP’: Moza Ahmeti, një e lajthitur e kohës së komunizmit

05/05/2026
VIDEO/ Arsenali tregohet i madh në Champions, eleminon Atleticon dhe shkon në finale

VIDEO/ Arsenali tregohet i madh në Champions, eleminon Atleticon dhe shkon në finale

05/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al