• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

BE vendos sanksione ndaj Kinës për herë të parë pas 30-vjetësh

22/03/2021
BE vendos sanksione ndaj Kinës për herë të parë pas 30-vjetësh

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj katër zyrtarëve kinezë për abuzime me të drejtat e njeriut kundër grupit të pakicës myslimane të ujgurëve.
Kina ka dërguar dhjetëra mijëra ujgurë në kampe në rajonin veri-perëndimor të Xinjiang, ku janë shfaqur akuza për tortura, punë të detyruar dhe abuzim seksual. Sanksionet përfshijnë ngrirjen e pasurive të zyrtarëve në BE dhe ndalimin e udhëtimit të tyre në bllok. Kina u përgjigj me sanksionet e saj ndaj zyrtarëve evropianë.
BE nuk ka vendosur sanksione të reja ndaj Kinës për abuzimet e të drejtave të njeriut që nga shtypja e Sheshit Tiananmen 1989, kur trupat në Pekin hapën zjarr ndaj protestuesve pro-demokracisë.
Grupet e të drejtave të njeriut thonë se Kina ka arrestuar më shumë se një milion Ujgurë dhe njerëz nga grupe të tjera të pakicave myslimane në kampe në Xinjiang.
Qeveria kineze është akuzuar për kryerjen e sterilizimeve të detyruara ndaj grave Ujgure dhe ndarjen e fëmijëve nga familjet e tyre. Hetimet e BBC kanë zbardhur dëshmi të dorës së parë të punës së detyruar dhe përdhunimit sistematik, abuzimit seksual dhe torturave të të arrestuarve.
Kina i ka mohuar akuzat, duke pretenduar se kampet janë objektet e “riedukimit” që përdoren për të luftuar terrorizmin.
Ata që goditen me sanksione përfshijnë Chen Mingguo, drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike Xinjiang, për të cilin BE tha se ishte përgjegjës për “shkeljet serioze të të drejtave të njeriut”; zyrtarët e lartë kinezë Wang Mingshan dhe Wang Junzheng dhe ish-kreu i rajonit të Kinës Xinjiang, Zhu Hailun. Një njësi ekonomike, Byroja e Sigurisë Publike e Prodhimit dhe Ndërtimit Xinjiang, u sanksionua gjithashtu.
Kina tha të hënën se sanksionet ishin “të bazuara në asgjë tjetër përveç gënjeshtrave dhe dezinformimit”. Ai tha se do të sanksiononte 10 persona dhe katër njësi në BE “që dëmtojnë rëndë sovranitetin dhe interesat e Kinës dhe përhapin me qëllim të keq gënjeshtra dhe dezinformata”.
Politikani gjerman Reinhard Butikofer, i cili kryeson delegacionin e Parlamentit Evropian në Kinë, ishte ndër zyrtarët më të lartë në listën e Kinës. Adrian Zenz, një ekspert kryesor në politikat e Kinës në Xinjiang dhe studiuesi suedez Bjorn Jerden ishin gjithashtu në shënjestër.
Sipas sanksioneve, zyrtarëve evropianë u ndalohet të hyjnë në Kinë ose të bëjnë biznes me të. Sanksionet shënojnë një përshkallëzim të rrallë të tensioneve diplomatike midis BE dhe Kinës, të cilat janë partnerë kryesorë tregtarë.

Related Posts

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
Pikante

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)

20/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis
Kryesore

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis

02/07/2026
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Lajme

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

29/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al