• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

ShBA paralajmëron Gjermaninë me vendosjen e sanksioneve

23/03/2021
ShBA paralajmëron Gjermaninë me vendosjen e sanksioneve

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka paralajmëruar Gjermaninë për sanksione të mundshme për shkak se ka lejuar ndërtimin e tubacionit të gazit rus “Rrjedha Veriore 2”.
Blinken tha se ky projekt është kundër interesave të vetë Bashkimit Evropian.
“Presidenti (Joe) Biden ka qenë shumë i qartë, ai beson se tubacioni është një ide e keqe, për Evropën, për Shtetet e Bashkuara. Ky projekt në fund të fundit është në kundërshtim edhe me qëllimet e sigurisë së BE-së “, tha Blinken, më 23 mars, pas takimit Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel.
Gjermania po e shtyn përpara përfundimin e ndërtimit të tubacionit, pavarësisht kundërshtimit të gjatë të Shteteve të Bashkuara.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se gazsjellësi do ta bëjë Evropën shumë të varur nga furnizimet e energjisë ruse.
Ky tubacion parashihet se do të transportojë 55 miliardë metra kub gaz natyror çdo vit direkt nga Rusia në Gjermani. Ai gjithashtu do të anashkalojë Ukrainën, një vend aleat i Perëndimit.
Në deklaratën e tij, Blinken përmendi një ligj, sipas të cilit, SHBA-ja është e detyruar të vendosë sanksione ndaj kompanive pjesëmarrëse në projektin “Rrjedha Veriore 2”.
SHBA-ja vlerëson se ky projekt do të minojë “interesat e Ukrainës, Polonisë dhe një numri vendesh aleate “.
Blinken tha se për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Gjermanisë ai do ta paralajmërojë edhe homologun e tij gjerman, Heiko Maas, në takimin e tyre më 23 mars.
Deri më tani, Uashingtoni ka vendosur vetëm sanksione ndaj ndërmarrjes ruse KVT-RUS, e cila operon me anije për vendosjen e tubave. Sanksionet u shpallën nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, pak para përfundimit të mandatit të saj në janar.
Rreth 95 për qind e punës në ndërtimin e gazsjellësit tashmë është përfunduar. Sipas ekspertëve, projekti mund të përfundojë deri në shtator.
Mbështetësit e ndërtimit të këtij gazsjellësi kanë akuzuar prej kohësh Shtetet e Bashkuara për pengimin e projektit, duke thënë se Uashingtoni po synon shitjen e gazit të lëngshëm në Evropë./Rel

Related Posts

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
Pikante

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)

20/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis
Kryesore

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis

02/07/2026
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Lajme

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

29/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al