Barcelona është klubi më i mirë në botë i dekadës së fundit (2011-2020) përpara Real Madrid dhe Bayern Munchen sipas renditjes së Iffhs, Federata Ndërkombëtare e Statistikave të Futbollit.
Klubi katalanas ka arritur 2877 pikë në dhjetë vitet e fundit, duke mposhtur Blancos (2782 pikë) dhe ekipin gjerman (2594 pikë). Juventusi eshte i gjashti (2272 pikë), i paraprirë nga Paris Saint-Germain, i katërti, dhe Atletico Madrid, e pesta.
Ne liste ka tre klube spanjolle në pesëshen më të mirë në botë dhe katër skuadra angleze nga vendi i 7-të në të 10-të (Chelsea, Manchester City, Manchester United dhe Arsenal në rregull). Gremio i Porto Alegre është klubi i parë jo-evropian, në vendin e 14-të.