• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbulohen detajet e fundit/ PS dhe PD hapin sot fushatën zgjedhore

25/03/2021
Zbulohen detajet e fundit/ PS dhe PD hapin sot fushatën zgjedhore

Sot, të dy partitë e mëdha kanë vendosur që të çelin fushatën në kryeqytet, në qarkun që prodhon më shumë mandate. Por, ajo që bie në sy është fakti se të dyja forcat e mëdha si, PS-ja dhe PD-ja do të hapin fushatën në të njëjtën orë. Partia Socialiste ka thirrur të gjithë kandidatët e saj në sheshin “Skënderbej” në orën 17:00.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka thirrur kandidatët e saj që të jenë në orën 17:00 në sheshin “Nënë Tereza” po në kryeqytet vetëm 1 kilometër në vijë të drejtë nga vendi ku edhe Rama do prezantojë kandidatët.

Aktiviteti i prezantimit të kandidatëve nga PD-ja pritet që të hapet nga zëdhënësja e fushatës, Floriana Garo, megjithatë, organizatorët kanë qenë duke diskutuar deri vonë. Ndërkohë, ajo do t’i jap fjalën kryedemokratit Basha që do të bëjë edhe prezantimin e “kuajve” të betejës për zgjedhjet e 25 prillit. Gazeta “Panorama” mëson se PD-ja do të përdorë një skenografi dhe një formë jo të aplikuar më herët për prezantimin e kandidatëve, ndërsa ajo që mësohet është se secili prej tyre do të qëndrojë në këmbë duke ruajtur edhe distancën e imponuar nga COVID-19. Gazeta “Panorama” ka siguruar edhe mesazhin që ka shkuar te kandidatët nga sekretarja e PD-së që kujdeset për grupin parlamentar.

PD-ja këshillon kandidatët që të konsiderojnë temperaturat e ulëta për të vendosur se çfarë veshje do të zgjedhin për evenimentin. “Ju njoftoj se, nesër (sot) zhvillohet aktiviteti i hapjes zyrtare të fushatës elektorale. Aktiviteti do të zhvillohet të sheshi “Nënë Tereza”. Nevojitet prezenca juaj ne orën 16:30, maksimumi 16:45 te sheshi. Konsideroni temperaturat tejet të ulëta në veshjet tuaja”, thuhet në mesazhin që ka mbërritur te kandidatët. Në aktivitet do të marrin pjesë edhe aleatët e vegjël, të cilët janë pjesë e listës së PD-së në zgjedhjet e 25 prillit.

Një tjetër detaj që bie në sy në nisje të fushatës zgjedhore është përzgjedhja e secilës parti për sloganet dhe banderolat. Partia Socialiste e fokuson mesazhin te nevoja që ka për të vijuar punët që ka nisur. Ndërkohë, në qendër të vëmendjes është vetë lideri i PS-së, Edi Rama, dhe jo logoja e partisë. Ndërsa nga ana tjetër, Partia Demokratike ka vendosur në qendër të sloganit të saj Shqipërinë dhe ngjyrat e Partisë Demokratike.

Related Posts

Zjarri në hotelin e Vlorës, Ministria e Shëndetësisë për të lënduarit: Një paciente në gjendje të rënduar nga djegiet
Kryesore

Zjarri në hotelin e Vlorës, Ministria e Shëndetësisë për të lënduarit: Një paciente në gjendje të rënduar nga djegiet

16/08/2026
Zjarri te hoteli në Vlorë, turisti polak: Dolëm në dritare dhe pamë njerëz që kërkonin ndihmë
Kryesore

Zjarri te hoteli në Vlorë, turisti polak: Dolëm në dritare dhe pamë njerëz që kërkonin ndihmë

16/08/2026
Zjarri shkrumbon restorantin e agroturizmit në Mesopotam
Kryesore

Zjarri shkrumbon restorantin e agroturizmit në Mesopotam

16/08/2026
Dyshohet nga priza e frigoriferit, policia zbardh detaje nga zjarri te hoteli në Vlorë
Kryesore

Dyshohet nga priza e frigoriferit, policia zbardh detaje nga zjarri te hoteli në Vlorë

16/08/2026
Sherr i dhunshëm në Sarandë, dy të plagosur (Emrat)
Kryesore

Rrihet shefi i krimeve në Sarandë, ka dëmtime në trup dhe fytyrë

16/08/2026
Ura nuk kishte barriera mbrojtëse, këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik
Kryesore

Ura nuk kishte barriera mbrojtëse, këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik

16/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Abissnet Superiore 2026/27/ Formati i sezonit të ri, më shumë konkurrencë dhe risi

Abissnet Superiore 2026/27/ Formati i sezonit të ri, më shumë konkurrencë dhe risi

16/08/2026
Zjarri në hotelin e Vlorës, Ministria e Shëndetësisë për të lënduarit: Një paciente në gjendje të rënduar nga djegiet

Zjarri në hotelin e Vlorës, Ministria e Shëndetësisë për të lënduarit: Një paciente në gjendje të rënduar nga djegiet

16/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al