• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Studimi/ 70% e njerëzve të hospitalizuar nga Covid-19 nuk janë shëruar plotësisht pesë muaj pas daljes

25/03/2021
Studimi/ 70% e njerëzve të hospitalizuar nga Covid-19 nuk janë shëruar plotësisht pesë muaj pas daljes

Një studim i ri zbulon se shtatë në dhjetë persona të hospitalizuar nga COVID-19, nuk janë rikuperuar plotësisht edhe pesë muaj pasi kanë dalë nga spitali, shkruan CNN.
Ata kanë vazhduar të kujdesen për shëndetin e tyre mendor dhe fizik, ku një në pesë prej tyre kanë pasur probleme, e një numër i ngjashëm nuk punojnë apo janë detyruar ta ndërrojnë punën për shkak të shëndetit, thuhet në studimin e hulumtuesve britanikë.
Personat që kanë pasur simptoma për një kohë të gjatë, kanë qenë me ngjyrë të bardhë dhe të moshës së mesme, që vërtetë kanë pasur probleme me COVID-19 duke u rrezikuar edhe nga sëmundje tjera si diabeti, astma apo sëmundjet e zemrës.
“Rezultatet tona tregojnë një ngarkesë të madhe me simptoma mendore dhe fizike si dhe dëmtime të organeve, pesë muaj pasi janë liruar nga spitali ku po trajtoheshin nga COVID-19”, ka thënë Rahel Evans, profesor në Universitetin e Leicester dhe njëherit këshilltar në spitalet lokale.
“Gjithashtu është e qartë që ata që kanë nevojë për ventilim mekanik dhe që janë pranuar në repartet e kujdesit intensiv, u duhet më shumë kohë që të shërohen”, ka shtuar profesoresha.
Studimi i realizuar në mbarë Britaninë e Madhe, ka analizuar 1.077 njerëz që janë liruar nga spitalet gjatë periudhës mars-nëntor 2020, që kishin simptoma të theksuara të COVID-19. Në mesin e tyre, 67 për qind ishin të bardhë, 36 për qind gra, e 50 për qind kanë pasur të paktën dy “gjendje”, që i kanë çuar drejt rrezikut nga sëmundja e rëndë.
Kur pjesëmarrësit janë përcjell pesë muaj më vonë, vetëm 29 për qind kanë thënë se ndihen plotësisht të shëruar, derisa mbi 90 për qind kanë pasur të paktën një simptomë për një kohë të gjatë, e shumica prej tyre kanë përjetuar një mesatare prej nëntë simptomave “bazë”.
Dhjetë simptomat më të shpeshta kanë qenë dhimbja e muskujve, lodhja, plogështia fizike, dëmtimi i cilësisë së gjumit, dhimbja në nyjave, ënjtje, probleme me frymëmarrje, humbje e përkohshme e kujtesës dhe ngadalësim i të menduarit, thuhet në studim, shkruan tg.
Thuajse një e treta e atyre me simptoma të “lehta” ende luftojnë kundër simptomave, pavarësisht se prej muajsh janë shpallur si negativ apo të shëruar. Gjithashtu është bërë e ditur se shëndeti i tyre mendor është goditur, ku mbi 25 për qind e tyre kanë simptoma klinike të ankthit apo depresionit, e 25 për qind me simptoma të stresit postraumatik (PTSP).
Pjesëmarrësit gjithashtu janë ndarë në katër grupe duke u bazuar në “peshën” e simptomave: shumë të rënda, të rënda, mesatare dhe të lehta, ku 46 për qind prej tyre janë futur në grupin e fundit.
Bazuar në këto grupe, hulumtuesit gjithashtu kanë identifikuar shkakun potencial të ndikimit afatgjatë në shëndet. Pesë muaj pasi janë liruar, pacientët me simptoma të rënda kanë pasur nivel më të lartë të proteinës së quajtur proteina reaktive C, që ka lidhje me “ndezjen” e trupit, ka bërë të ditur Louise Vain, kryesuesja e hulumtimin e sëmundjeve respiratorë në Universitetin e Leicesterit.
“Nga hulumtimet e mëparshme, është mësuar se sistemi i ndezjes ka lidhje me shërimin e ngadaltë nga sëmundja”, ka shtuar Vain.
“Gjithashtu e dimë që auto-imuniteti, ku trupi ka përgjigje imunitare në shëndetin e qelizave të shëndosha dhe organet, është më i shpeshtë tek gratë e moshës së mesme. Kjo mund të shpjegoj se pse ndodh sindroma post-COVID në këtë grup. Megjithatë nevojiten hulumtime të mëtejme për të mësuar plotësisht për këtë proces”, ka thënë ndër tjera profesoresha.
Hulumtuesit bëjnë thirrje që t’i ofrohet më shumë kujdes personave që i mbijetuan COVID-19. Hulumtimi ka treguar qartë se duhet përcjellje më e detajuar klinike me një vlerësim që përfshin simptomat, shëndetin mendor dhe atë fizik”, ka thënë Chris Brightling, profesor i medicinës respiratorë në Universitetin e Leicesterit.

Related Posts

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
Pikante

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)

20/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis
Kryesore

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis

02/07/2026
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Lajme

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

29/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al