Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur në mitingun e hapjes së fushatës elektorale nga Partia Demokratike, me një orë me vonesë. Ishte lajmëruar që në orën 17:00, kryedemokrati do të dilte para mbështetësve të tij në sheshin “Nënë Tereza”, por në fakt Basha mbërriti në orën 18:00. Shkak për këtë mësohet të jetë bërë drita që e bënte të paqartë shkrimin në promter-at që Basha kishte sjellë si risi në këtë fushatë. Kështu, kryedemokrati priti që të binte errësira në mënyrë që pamja të ishte më e qartë.