• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjermania pezulloi përdorimin e AstraZenecas te grupmoshat nën 60-vjeç, merret vendimi për ata që morën dozën e parë

02/04/2021
Gjermania pezulloi përdorimin e AstraZenecas te grupmoshat nën 60-vjeç, merret vendimi për ata që morën dozën e parë

Qytetarët nën moshën 60 vjeç që kanë marrë dozën e parë të vaksinës “AstraZeneca”, do të marrin dozat e dyta të vaksinave Pfizer/ BionTech ose Moderna. Lajmi është njoftuar ditën e sotme nga autoritetet gjermane.

Pas pezullimit të përdorimit të “AstraZenecas” në këtë grupmoshë, pasi u regjistruan raste të rralla të trombozës tek të rinjtë, disa prej të cilëve ndërruan jetë, ata prisnin me padurim vendimin e përgjegjësve për atë që do të ndodhte me dozën e dytë.
Për ata që janë vaksinuar tashmë me injeksionin AstraZeneca, do të jenë në gjendje të marrin dozën e dytë ose me vaksinën Pfizer ose Moderna, tha kryetari i komitetit të Ekspertëve, Thomas Mertens, raportojnë mediat e huaja.
Tashmë në Gjermani, vaksina AstraZeneca u jepet personave mbi 60 vjeç.
Sipas Institutit Gjerman për Vaksinat, Paul Ehrlich në Gjermani, 31 raste të trombozës së rrallë janë raportuar deri më tani, pas vaksinimit me AstraZeneca.
Nëntë nga personat që e pësuan humbën jetën, ndërsa me përjashtim të dy rasteve, të gjitha kanë të bëjnë me gra të moshës midis 20 dhe 63 vjeç. Të dy burrat ishin 36 dhe 57 vjeç.
“Vaksina Astrazeneca rekomandohet vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç,” ishte rekomandimi i Komitetit të Përhershëm të Vaksinimit në Gjermani, i njoftuar të martën.
Në të njëjtën kohë, mediat gjermane po zbulojnë se Kancelarja gjermane Angela Merkel  mësoi për nevojën për rregullime të mëtejshme të vaksinës Astrazeneca të Premten e kaluar, katër ditë para vendimit zyrtar për t’ia dhënë atë vetëm njerëzve mbi 60 vjeç.
“Kancelarja u këshillua me ekspertët e Këshillit të Etikës dhe Akademisë Kombëtare të Shkencave, Leopoldina para vendimit për të pezulluar administrimin e tyre për personat nën 60 vjeç”, tha një zëdhënës i qeverisë.

Related Posts

Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Blake Lively ‘pagoi’ hyrjen për në Met Gala 2026?

Blake Lively ‘pagoi’ hyrjen për në Met Gala 2026?

06/05/2026
“Ndjesi e jashtëzakonshme”, Arteta feston për finalen. Simeone: Nuk mund të bënim më shumë, komplimente Arsenal

“Ndjesi e jashtëzakonshme”, Arteta feston për finalen. Simeone: Nuk mund të bënim më shumë, komplimente Arsenal

06/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al