• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Babai i tij e futi Vangjel Tavon në politikë, sot Kosta Garo kërkon ta lërë jashtë Parlamentit. Njihuni me kandidatin e PS-së në Dropull

03/04/2021
Babai i tij e futi Vangjel Tavon në politikë, sot Kosta Garo kërkon ta lërë jashtë Parlamentit. Njihuni me kandidatin e PS-së në Dropull

Kandidati i LSI-së, Vangjel Tavo, e ka dyfish të vështirë në këto zgjedhje jo vetëm sepse nuk administron më pushtet në asnjë nivel të qeverisjes dhe se ai vetë e ka humbur mbështetjen si politikan i konsumuar kwtu e 25 vite me radhw, por edhe sepse në Dropull, aty ku ishte për shumë kohë bastioni i tij, Partia Socialiste kësaj radhe ka vendosur dy kandidatë. Veç Artemis Malos, kandidon edhe Kosta Garo. Ai vjen nga një familje e njohur në Dropull, me origjinë nga Vodhina. Pasi u diplomua për Filologji Greke në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, Garo punoi për disa vite si mësues në Vrisera.

Më pas nisi karrierën në biznes, duke punuar fillimisht si menaxher e drejtor shitjesh në disa kompani të njohura në jug të vendit, përfshi edhe një prej bizneseve të familjes Tavo për një farë kohe. Angazhimi i tij aktiv me Partinë Socialiste është i hershëm për shkak edhe të babait. Thoma Garo ka qenë deputet i Dropullit në legjislaturën e fundit të Parlamentit të kohës së komunizmit. Bëhet fjalë për vitet 1986-1990. Edhe pas rrëzimit të komunizmit ai ka patur rol aktiv në strukturat e Partisë Socialiste në Dropull, madje ka qenë personi që ka propozuar nga strukturat e Dropullit, Vangjel Tavon për deputet në zgjedhjet e vitit 1996. Ndërsa në strukturat qëndrore Tavo kishte mbështetjen e Sabit Brokajt, ish-profesorit të tij në Fakultetin e Mjekësisë.

Duket si ironi fati në një farë mënyre. Sot pas 25 vitesh është djali i Thoma Garos që futi Vangjel Tavon në politikë, ai i cili kërkon ta nxjerrë jashtë politike. Kosta Garo prej disa vitesh administron një biznes të suksesshëm të elektroshtëpiakeve në Tiranë duke e ndarë jetën mes kryeqytetit dhe Dropullit. Nga janari i këtij viti është zgjedhur edhe kryetar i PS-së në Dropull. Disa ditë para zgjedhjeve lokale të vitit 2019, Kosta Garo u bë protagonist i përplasjes te KZAZ-ja me Vangjel Tavon. Pasi Tavo dështoi të prishte procesin zgjedhor në Gjirokastër kur shkoi te KZAZ-ja si i “fortë” bashkë me Dashon, tentoi të bënte të njëjtën gjë edhe në Dropull. Kosta Garo ishte në detyrën e kryetarit të KZAZ-së. Nuk lejoi Tavon të hynte brenda dhe debatoi me të për disa minuta. 25 prilli pritet të jetë “ndeshja” tjetër e radhës mes tyre. Ai nuk është në pozicion të favorshëm në listë për  t’u zgjedhur deputet, por një gjë është e sigurt, Kosta Garo, i prish punë Vangjel Tavos në Dropull.

Çdo votë që Garo do të marrë në Dropull, është si një tullë që i hiqet kështjellës së rrënuar të Vangjel Tavos, politikanit që ka ngritur mitin e rremë të njeriut që zgjidh hall, njeriut që të hap telefonin dhe vetëm prej kësaj të mban ‘peng’ për vite me radhë, edhe pse pushtetin që i kanë dhënë për 20 vite votuesit e ka përdorur në funksion të interesave të veta personale. Vangjel Tavo nuk është një politikan “fringo i ri”, ai është i vjetër, i lodhur dhe nuk ofron asgjë të re nga çfarë ka ofruar deri më tani. Më poshtë video e debatit të dy viteve më parë mes Tavos e Garos.

©argjiroja.net 

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025
Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së
Kryesore

Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al