• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zgjedhjet në Bullgari, kryeministri i oligarkëve, Borissov, në rënie të ndjeshme

05/04/2021
Zgjedhjet në Bullgari, kryeministri i oligarkëve, Borissov, në rënie të ndjeshme

Zgjedhjet në Bullgari, kryeson kryeministri Borissov, rritet mbështetja për partitë që e kundërshtojnë

Zgjedhjet e së dielës në Bullgari treguan se kryeministri Bojko Borissov do të ketë shumë vështirësi të ruajë pushtetin, pasi sipas rezultateve është rritur mbështetja për partitë anti-establishment, të cilat kundërshtojnë qeverisjen e Borisov.
Rezultatet tregojnë se partia e tij e qendrës së djathtë GERB mbetet grupimi më i madh në parlament, por me vetëm 25.2% të votave, krahasuar me 33.5% që fitoi katër vjet më parë.
Një parti e re anti-establishment e themeluar nga këngëtari Slavi Trifonovrezultoi, e dyta me 17-17.5% dhe dy parti të tjera kundërshtare që refuzojnë Borissov po ashtu pritet të hyjnë në parlament dhe socialistët opozitarë që fituan 15-16 % e votave.
Javët e bisedimeve, apo edhe të tjera zgjedhje nuk mund të përjashtohen, që do të thotë se Bullgaria, anëtari më i varfër i Bashkimit Evropian, mund të ketë vështirësi të kapë fondin e rimëkëmbjes nga koronavirusit prej 750 miliardë eurosh të BE-së.
Analiza e Bullgarisë/ Përse BE po mbështet vendin e saj më të korruptuar
Pak para daljes së  rezultatet zyrtare, Borissov tha se GERB kishte fituar dhe u bëri thirrje udhëheqësve të opozitës të konsiderojnë një qeveri të gjerë.
“Pra, kundërshtarët e mi të dashur, ju njoh të gjithëve. Shumica prej jush kanë punuar me mua. Festoni, ju jeni në parlament, jeni bërë deputetë. Ky ishte qëllimi juaj që nga vera (e vitit 2020). Ju keni dashur një ‘grusht shteti’, po thoshit se njerëzit nuk na donin. Tani, ju e shihni: fushata më paqësore, më tolerante, më pozitive. Unë ju ofroj paqe. Le të marrim përgjegjësinë dhe të bëjmë përpjekjet maksimale dhe deri në dhjetor ta nxjerrim Bullgarinë nga pandemia, le të fillojmë të ecim përpara. Kjo është ofertë ime për të gjithë “, u shpreh Bojko Borissov.
Një ish-zjarrfikës dhe truprojë, Borissov, 61-vjeç, u përpoq të tregonte sukseset e tij në modernizimin e infrastrukturës të Bullgarisë ndonëse popullariteti i tij ra vitin e kaluar nga tubimet masive kundër korrupsionit dhe fuqisë së oligarkëve.
Qeveria e Borissov ka siguruar një rritje prej 36% të pagës mesatare mujore ka mbajtur borxhin publik të ulët dhe ka siguruar hyrjen në “dhomën e pritjes” për t’u bashkuar me monedhën e euros.
Por, dështimi i tij për të trajtuar korrupsionin dhe reformën në drejtës shkaktoi protesta masive gjatë vitit 2020.
Protestuesit akuzuan Borissov për bashkëpunim me oligarkët vendas, akuza që ai i mohon.
Sipas “Amnesty International Bullgaria” renditet si shteti anëtar më i korruptuar i BE-së . Një raport i fundit i departamentit amerikan të shtetit mbi të drejtat e njeriut nënvizon probleme serioze me pavarësinë e gjyqësorit dhe lirinë e medias në vend.
Euronews

Related Posts

Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kim Kardashian përballet me realitetin, vendimi i vështirë pas dështimeve në provimin e jurisprudencës

Kim Kardashian përballet me realitetin, vendimi i vështirë pas dështimeve në provimin e jurisprudencës

06/05/2026
Tenis/ “Mund të bojkotojmë”, Sabalenka e ashpër ndaj organizatorëve të Roland Garros, shkak shpërblimet financiare të tenistëve

Tenis/ “Mund të bojkotojmë”, Sabalenka e ashpër ndaj organizatorëve të Roland Garros, shkak shpërblimet financiare të tenistëve

06/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al