• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fushata në Gjirokastër, Çuçi në Picar dhe Odrie: PD 8 vjet në opozitë nuk u ripërtëri dot, sot vjen sërish me figurat e viteve ’90

07/04/2021
Fushata në Gjirokastër, Çuçi në Picar dhe Odrie: PD 8 vjet në opozitë nuk u ripërtëri dot, sot vjen sërish me figurat e viteve ’90

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër dhe kandidati për deputet, Bledi Çuçi ka vijuar takimet elektorale në fshatrat e Gjirokastrës. Ai është takuar me banorë të Picarit, Tërbuqit dhe Andon Poçit.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Çuçi tha se Partia Socialiste ka aftësi ripërtëritëse dhe kur është në qeverisje, prandaj nuk e diskuton fitoren e mandatit të tretë e më pas një mandat të katërt. Ndërkohë që Partia Demokratike dhe pse ka 8 vjet në opozitë, nuk arriti do të ripërtërihej, duke ardhur para shqiptarëve sërish në këto zgjedhje me të njëjtat figura si në vitet ’90.

“Ne do të kemi rrugë të gjatë bashkë, jo vetëm për mandatin e tretë. Për katë jam i sigurt sepse Shqipëria nuk po nxjerr dot një alternativë më të mirë se Partia Socialiste. Sekreti jonë është pikërisht rigjenerimi me forcë të re, me vizion të ri dhe vullnet të shtuar. Vetëm ne e kemi këtë. Shikoni çfarë ndodh me Partinë Demokratike, 8 vjet në opozitë dhe nuk ka asnjë aftësi ripërtëritëse. Përkundrazi, ne kemi aftësinë që të ripërtërihemi edhe në qeverisje”, tha Çuçi para banorëve të fshatit Tërbuq.

Në Andon Poçi kandidati për deputet dhe drejtuesi i socialistëve në qarkun Gjirokastër, kërkoi që të mos neglizhohet asnjë votë më 25 prill, në mënyrë që PS ta vazhdojë qeverisjen e vetme.

“Ajo që na duhet ne është ta vazhdojmë të vetëm qeverisjen si parti politike, pa dashur të hyjmë në pazare që cenojnë qeverisjen dhe shpejtësinë me të cilën duam të zhvillojmë Shqipërinë. Partitë e vogla nuk kanë asnjë përgjegjësi përballë qeverisjes, por vetëm interes personal”, tha Çuçi.

Me banorët e Picarit Çuçi u ndal te vaksinimi si një proces tejet i rëndësishëm, për të cilin Shqipëria është shumë më përpara se edhe vende të rajonit falë përpjekjeve të kësaj qeverie dhe personalisht të kryeministrit Edi Rama.
“Ne kemi filluar vaksinimin masiv të popullsisë. Ka vende të rajonit që janë shumë pas nesh, ka vende në botë që ende s’kanë filluar vaksinim. Ne jemi në një fazë shumë të avancuar në këtë drejtim. Shumë shpejt kjo do të bëjë të mundur që të çlirohet jeta ekonomike. Vaksinimi është shumë i rëndësishëm sidomos edhe për vende si Gjirokastra që janë të lidhura ngushtësisht me turizmin”, tha Çuçi.

Përsa i përket kandidatëve të tjerë në qarkun Gjirokastër, drejtuesi politik i PS-së vlerësoi faktin se kjo forcë politike nuk rikthehet rastësisht me të njëjtin ekip.

“Ndoshta është hera e parë që një parti politike në qeverisje për më tepër, vjen sërish me të njëjtin ekip. Unë besoj se besimin e shqiptarëve dhe të gjirokastritëve ne e kemi justifikuar plotësisht. Ajo që kërkojnë ne këtë radhë lidhet me faktin se nuk duhet të cojmë asnjë votë dëm, në mënyrë që mandatin e tretë ta vazhdojmë si Parti Socialiste. Partitë e tjera nuk bëjnë gjë tjetër veçse prishin kualitetin e qeverisjes dhe ngadalësojnë shpejtësinë me të cilen ne duam të zhvillojmë Shqipërinë”, tha Çuçi.

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al