• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çuçi në Kolonjë: Qeverisja e PS-së më e mira në këto 30 vite. Kërkova vetë të isha i treti në listën e Gjirokastrës, në kundërshtim me vendimin e kryesisë (FOTO)

09/04/2021
Çuçi në Kolonjë: Qeverisja e PS-së më e mira në këto 30 vite. Kërkova vetë të isha i treti në listën e Gjirokastrës, në kundërshtim me vendimin e kryesisë (FOTO)

Çuçi: Qeverisja e PS-së më e mira në këto 30 vite. Kërkova vetë të isha i treti në listën e Gjirokastrës, në kundërshtim me vendimin e kryesisë (FOTO-VIDEO)

 

###

 

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokasër dhe kandidati për deputet, Bledi Çuçi ka vijuar takimet elektorale në fshatrat e Gjirokastrës. Gjatë një bashkëbisedimi me banorë të fshatit Kolonjë, teksa shpjegoi edhe njëherë se përse kishte zgjedhur vetë që të qëndronte i treti në listën e kandidatëve të qarkut Gjirokastër, Çuçi theksoi gjithashtu se qeverisja e Partisë Socialiste është modeli më i mirë në këto 30 vjet tranzicion. Ai kërkoi nga banorët të mos neglizhohet asnjë votë për të fituar të vetëm mandatin e tretë.

“Unë  vetë e dhashë shembullin i pari, duke shkuar në listë i treti dhe madje në kundërshtim me të gjithë Kryesinë e Partisë Socialiste. E kërkova pikërisht për këtë gjë, që si drejtues politik të jem në vijën e parë të “luftës”, në mënyrë që të maksimizojmë votat dhe që të arrijmë të marrim një mandat të plotë qeverisës. Kemi një kundërshtar përballë që nuk ofron asgjë. Nga ana tjetër kemi një model qeverisës që është më i miri në 30 vite tranzicion. Edhe në qeverisjen vendore kemi modelin më të mirë”, tha Çuçi.

Duke u ndalur tek blegtoria, që është një nga sektorët kryesorë për banorët e Kolonjës dhe fshatrave përreth, Çuçi përmendi dy arritje shumë të rëndësishme në ndihmë të fermerëve, që janë bërë gjatë kohës kur ai drejtoi Ministrinë e Bujqësisë për dy vjet.

“Kam bërë diçka për blegtorinë. Sot fermerët kanë të garantuar matrikullim dhe vaksinim falas. Caktova gjithashtu të paktën për tre vite që 80% e subvencioneve për bujqësinë t’i dedikohen blegtorisë. Përveç kësaj ngritëm një sistem që mos kesh nevojë fare të njohësh asnjë, të kesh mik apo të paguash para nën dorë. Por të aplikosh nga celulari në E-Albania. Këtu në Kolonjë me sa u informova nga 37 fermerë që aplikuan, 34 kanë marrë pagesën dhe s’kanë pasur nevojë fare për letra e burokraci”, tha Çuçi. Në vijim ai foli për projektin e rrugës që lidh Kolonjën me Golemin, si një nyje e rëndësishme për këtë zonë. Për këtë do të punohet tha Çuçi gjatë mandatit të tretë. Fillimisht me lotin e parë që të çon në Golem dhe më pas për pjesën tjetër drejt Progonatit.

Ndalesa e radhës ishte vizita te fabrika “Alegria Food”, një sipërmarrje pranë fshatit Picar, që merret me përpunimin e frutave të thata dhe erëzave.

“Agropërpunimi është shumë i rëndësishëm për të mbyllur në vend të gjithë ciklin. Krijohet zinxhiri që rrit vlerën. Jam shumë entuziast dhe më bëhet qejfi që ju e keni filluar me kohë këtë punë”, tha Çuçi.

Ai përmendi edhe njëherë programin IPARD III, si një mundësi e re për Shqipërinë. Në këtë thirrje ku qeveria ka negociuar për rreth 170 milionë euro grante nga Bashkimi Europian, agropërpunimi tha Çuçi zë një hapësirë shumë të madhe.

Related Posts

Si e menaxhoi Rama pandeminë? Bushati: Ishte si babai që ndan lekët me ‘dashnoret’
Kryesore

Andi Bushati: Reforma në drejtësi, dështim kolosal!

05/02/2026
RENEA vijon operacionin në Tepelenë, ende asnjë gjurmë për 65-vjeçarin e zhdukur
Kryesore

RENEA vijon operacionin në Tepelenë, ende asnjë gjurmë për 65-vjeçarin e zhdukur

05/02/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

“Dua të divorcohem!”/ Morën forcërisht në makinë dhe dhunuan 30-vjeçaren në Këlcyrë, arrestohen burri, vëllai dhe xhaxhai i saj

05/02/2026
Kryetari i Bashkisë Gjirokastër paraqitet në SPAK: Dhashë një deklaratë si person në dijeni për një çështje (VIDEO)
Kryesore

Kryetari i Bashkisë Gjirokastër paraqitet në SPAK: Dhashë një deklaratë si person në dijeni për një çështje (VIDEO)

05/02/2026
Aksident i rëndë në Tepelenë, 3 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Tepelenë, 3 të plagosur

05/02/2026
tepelene thike plagosje
Kryesore

Zhduket 65-vjeçari nga Tepelena, vëllai denoncon në komisariat

05/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë me vajzën, nuk isha gati për një fëmijë tjetër

Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë me vajzën, nuk isha gati për një fëmijë tjetër

06/02/2026
Katër ndeshje, katër fitore në “Abissnet Superiore”, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar

Katër ndeshje, katër fitore në “Abissnet Superiore”, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar

06/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al