• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

SHBA/ Shtohen vatrat e COVID-19 në qendrat sportive dhe ato të kujdesit për fëmijët

09/04/2021
SHBA/ Shtohen vatrat e COVID-19 në qendrat sportive dhe ato të kujdesit për fëmijët

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se po shtohen vatrat me koronavirus në qendrat sportive dhe ato të kujdesit për fëmijët në Shtetet e Bashkuara.

Spitalet po raportojnë për më shumë të rinj të shtruar me simptoma të rënda të sëmundjes dhe duket se shkaktarë të kësaj rritjeje janë variantet e koronavirusit.
Duke folur të mërkurën gjatë seancës së informimit për COVID-in në Shtëpinë e Bardhë, Drejtorja e Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky, tha se rastet po rriten në radhët e të rinjve, ndërsa në vend po mbizotërojnë variantet e tjera të koronavirusit.
“Në mbarë vendin kemi njoftime për vatra rastesh të lidhura me qendrat e kujdesit për fëmijët dhe të sporteve për të rinjtë. Spitalet po shohin gjithnjë e më shumë të rinj në moshë madhore, persona në të 30-tat dhe të 40-tat, që shtrohen me sëmundje të rëndë. Të dhënat sugjerojnë se këto po ndodhin ndërsa shohim gjithnjë e më shumë mbizotërimin e varianteve të SARS-CoV-2, me 52 distrikte që raportojnë tashmë raste shqetësuese variantesh”, tha zonja Walenksy.
Varianti shumë ngjitës B.1.1.7 i pati fillimet në Britani. Është varianti më i pranishëm në Shtetet e Bashkuara dhe ka rezultuar më i transmetueshëm dhe më ngjitës mes amerikanëve të rinj.
“Në fushat me transmetim domethënës ose të lartë në komunitet, udhëzimet e CDC-së sugjerojnë në veçanti të mos zhvillohen sporte të të rinjve që nuk bëhen përjashta dhe për të cilat nuk mund të ruhet distanca prej të paktën 2 metrash. Po kështu, duhen shmangur edhe aktivitetet e mëdha”, tha zonja Walensky.
Administrata Biden gjithashtu tha të mërkurën se qeveria federale po zgjeron qasjen tek vaksinimi për të gjitha qendrat komunitare.
“Po zgjerojmë programin e vaksinimit në komunitet, në mënyrë që rreth 1400 qendra shëndetësore komunitare të regjistrohen për të filluar vaksinimin e pacientëve të tyre. Shumë qendra shëndetësore komunitare ndodhen në komunitete në disavantazh dhe u shërbejnë pacientëve që janë përgjithësisht pa siguracion shëndetësor ose me siguracion të dobët”, thotë Andy Slavitt, koordinator i Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin.
Shtetet e Bashkuara udhëheqin botën me mbi 30.9 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 559 mijë vdekje të konfirmuara, sipas të dhënave të Qendrës për Koronavirusin të Universitetit Johns Hopkins.
Deri më tani, programi i vaksinimit i është përmbajtur programit. Mbi 108 milionë amerikanë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. /Voa/

Related Posts

Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Artikujt e preferuar të Matthew Perry po dalin në ankand për një kauzë të mirë

Artikujt e preferuar të Matthew Perry po dalin në ankand për një kauzë të mirë

06/05/2026
Inter sakrifikon Bastonin, Barcelona “fërkon duart”, gati oferta

Bostoni në shitje, por Inter kërkon një “thes” me para

06/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al