• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Incident në uzinën bërthamore të Iranit

11/04/2021
Incident në uzinën bërthamore të Iranit

Një problem elektrik u raportua më 11 prill në uzinën bërthamore Natanz të Iranit, një ditë pasi Teherani langoi centrifuga të reja më të avancuara, që pasurojnë më shpejt uraniumin.

Ky është incidenti i fundit që ndodhi në një prej uzinave më të sigurta bërthamore të Teheranit dhe vjen në kohën kur shtetet nënshkruese të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, po tentojnë që në këtë pakt të rikthehet edhe Uashingtoni.
“Incidenti nuk ka shkaktuar viktima ose ndotje”, tha Behrouz Kamalvandi, zëdhënës i Organizatës së Energjisë Bërthamore të Iranit.
Vitin e kaluar, në ndërtesën bërthamore të Natanzit shpërtheu një zjarr dhe qeveria tha se kjo ishte një përpjekje për ta sabotuar programin bërthamor të Iranit.
Uzina nëntokësore e Natanzit, është ndërtesë kyçe, për programin iranian të pasurimit të uraniumit dhe monitorohet nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.
Izraeli, armiku rajonal i Iranit, dyshohet se ka kryer sulme në Natanz.
Irani po ashtu e ka fajësuar Izraelin se ka vrarë një shkencëtar që dekada më parë nisi programin bërthamor ushtarak të Iranit. Izraeli thotë se nuk ka kryer asnjë sulm edhe pse kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu vazhdimisht e ka përshkruar Iranin si kërcënimin kryesor për shtetin e tij.
Incidenti në Natanz vjen në kohën kur ka përpjekje për ta ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 ndërmjet Irani dhe fuqive bërthamore, tri vjet pasi ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja. Trump më pas vendosi sanksione ndaj Republikës Islamike.
Në kundërpërgjigje ndaj këtyre vendimeve të Trumpit, Irani filloi të shkelte marrëveshjen. Teherani tani nuk respekton asnjë nga kufizimet për uranium të vendosura në këtë marrëveshje. Ky shtet, tashmë pasuron uranium në 20 për qind pastërti, një lëvizje kjo që e çon vendin drejt arritjes së nivelit për armë bërthamore.
Më herët gjatë javës, në Vjenë të Austrisë nisën bisedimet që kanë për qëllim që ta rikthejnë SHBA-në në marrëveshjen bërthamore si dhe që Irani ta respektojë këtë marrëveshje.
Më 10 prill, Irani njoftoi se ka lansuar në Natanz centrifuga të tipit 164 IR-6, duke i injektuar ato me uranium. Zyrtarët thanë se po ashtu kanë nisur testimin e centrifugës IR-9, e cila thonë se mund ta pasurojë uraniumin 50 herë më shpejt se centrifugat e gjeneratës së parë të Iranit, IR-1. Sipas marrëveshjes bërthamore, Irani lejohet të përdorë vetëm centrifugat IR-1 për pasurim të uraniumit.
Irani insiston se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore, por frika se Teherani mund të ketë bombë bërthamore, shtyri fuqitë botërore që të arrinin marrëveshjen bërthamore më 2015 me Republikën Islamike. Kjo marrëveshje mundësonte lehtësimin e sanksioneve ekonomike në këmbim të frenimit të programit bërthamor të Teheranit, si dhe lejimin që inspektorët ndërkombëtarë të vëzhgonin nga afër punën në uzinat në Iran. /rel/

Related Posts

Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Artikujt e preferuar të Matthew Perry po dalin në ankand për një kauzë të mirë

Artikujt e preferuar të Matthew Perry po dalin në ankand për një kauzë të mirë

06/05/2026
Inter sakrifikon Bastonin, Barcelona “fërkon duart”, gati oferta

Bostoni në shitje, por Inter kërkon një “thes” me para

06/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al