• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vaksinimi/ Franca zgjat intervalin kohor të kryerjes së dy dozave

11/04/2021
Vaksinimi/ Franca zgjat intervalin kohor të kryerjes së dy dozave

Franca do të zgjasë intervalin kohor ndërmjet dozës së parë dhe të dytë të vaksinave kundër koronavirusit, që janë prodhuar nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna, me qëllim që ta përshpejtojë fushatën e imunizimit të vendit. Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran i tha gazetës JDD më 11 prill se dozat e vaksinave kundër COVID-19, të këtyre kompanive, do të jepen me një interval prej gjashtë javësh dhe jo katër sa ishte deri më tani. “Kjo do të na lejojë ne që të vaksinojmë më shpejtë (popullatën) pa e zvogëluar mbrojtjen”, tha Veran për gazetën JDD.

Pas një fushate të ngadaltë të imunizimit, Franca tani është afër administrimit të 10 milionë dozave të para. Qeveria thotë se ka për synim që të administrojë edhe 10 milionë doza të tjera deri në mesin e muajit maj. Ministri Veran po ashtu tha se javën e ardhshme, vaksina e kompanisë AstraZeneca do të jetë e qasshme për të gjithë qytetarët mbi 55 vjeç. Disa ekspertë shëndetësorë kanë avokuar që të zgjatet koha ndërmjet administrimit të dozës së parë dhe të dytë, teksa shtetet po luftojnë me përhapjen e varianteve të reja të virusit, por edhe të mungesës së furnizimit me vaksina. Kjo gjë është mbështetur edhe nga disa studime që kanë treguar se një dozë e vaksinës ofron mbrojtje të mjaftueshme nga sëmundja e rëndë, dy javë pas administrimit të saj.
Britania ishte vendi i parë që mori vendim për zgjatjen e intervalit kohor ndërmjet dy dozave të Pfizer/BionTech, Modernas dhe AstraZenecas dhe në këtë shtet, doza e dytë mund të merret pas 12 javësh. Kjo gjë i lejojë shtetit që më shpejtë të administrojë dozat e para për më shumë se gjysmën e popullatës. Por, ky vendim është kritikuar nga disa shtete, të cilat e kanë konsideruar të rrezikshme, por për shkak të mungesës së furnizimeve me vaksina, kjo metodë tashmë ka filluar të marrë mbështetje.
Në Shtetet e Bashkuara, vaksinat me dy doza administrohen në interval kohor prej tre deri në katër javë. Ekspertët shëndetësorë, siç është Antony Fauci, eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve ngjitëse, ka thënë se është më mirë të ndiqen metodat që janë testuar në studimet klinike, në mënyrë që të ofrohet mbrojtje maksimale për qytetarët që vaksinohen. Në SHBA, pothuajse një e katërta e popullsisë së rritur është vaksinuar plotësisht. Rreth 40 për qind e të rriturve tashmë kanë marrë një dozë të vaksinës.

Related Posts

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025
2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur
Lajme

2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al