• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Hakimi, i dashuruar me Interin: Dua të qëndroj gjatë, Conte si vëlla i madh

18/04/2021
Hakimi, i dashuruar me Interin: Dua të qëndroj gjatë, Conte si vëlla i madh

Midis sekreteve të Interit, që fluturon në kampionat, është sigurisht edhe një anësor i djathtë, që “lëron” krahun, shënon, jep asiste dhe gradualisht fillon të dijë të mbrojë. Padyshim që po flasim për Achraf Hakimi, një nga nënshkrimet e verës së kaluar, që ndryshoi më shumë fytyrën e zikaltërve. Për mikrofonat e “Repubblica”, marokeni flet për kryesimin e Serie A nga Inter, duke filluar me Antonio Conte:

“Trajneri është me ne, pavarësisht se çfarë ndodh. Ai është si vëllai më i madh, për nga mosha dhe përvoja. Na lë të lirë, na lejon të argëtohemi dhe në fushë shihni harmoninë e grupit. Ai është pjesë e grupit, që ai vetë ka ndërtuar. Të gjithë ndjekim një rrugë, jemi të bashkuar edhe jashtë fushës. Rritja ka qenë graduale. Shumë prej nesh ishin të rinj, duke përfshirë edhe veten time”.
Hakimi është i bindur se nuk ka pasur një pikë kthese specifike në sezonin e Interit, por një proces të ngadaltë dhe gradual të përmirësimit: “Rritja ishte graduale. Shumë prej nesh ishin të rinj, duke përfshirë edhe veten time. Ne u njohëm me njëri-tjetrin. Pastaj, natyrisht, ndodhën gjëra që na dhanë një shtysë. Eliminimi nga Champions-i na lejoi të përqendroheshim në kampionat. Humbjet na ndihmuan të kuptojmë se çfarë dëshironim. Fjala ‘Scudetto’? Ne flasim për këtë, por me respekt, duke e ditur që nuk e kemi fituar akoma. Ky është qëllimi, nuk do ta fsheh, por ka ende shumë lojëra. Kundër Napolit do të jetë shumë e rëndësishme”. Pastaj, disa reflektime mbi eksperiencën tek Interi: “A nuk jemi të bukur për t’u parë? Një ndeshje nuk është si një film. Në futboll, ai që vlen është shënimi i golave ​​dhe mospësimi i tyre, fitorja dhe përfundimi i pari në kompeticion. Ne u larguam nga Champions-i, sepse disa detaje mungonin, duhej ta njihnim njëri-tjetrin më mirë. Eliminimi mbetet, por ne jemi të fortë. Për këtë skuadër do të flitet edhe në Europë. E ardhmja? Ajo që mund ta ndërtojmë së bashku. Shpresoj të qëndroj në këtë klub për një kohë të gjatë, jam i lumtur”.
Në fund, kujtime të periudhës te Real Madridi, midis dëshirës për të luajtur me Cristiano Ronaldon: “Te Real Madridi u rrita në mbrojtjen me 4, por me 3 lojtarë qendrorë kam më shumë liri në aspektin sulmues. Përqendrimi në taktikë dhe mbrojtje është thelbësore për futbollin e Conte. Modeli im është Marcelo. Më pëlqen gjithçka në lidhje me të: personaliteti, imazhi, loja. Cristiano Ronaldo? Pyes veten se çfarë nuk mund të kishim bërë! Me Ronaldon mund të bësh gjithçka. Do të kishte qenë e mrekullueshme të isha në gjendje të luaja në krah të tij dhe t’i jepja ndonjë asist”.

Related Posts

FORMULA 1/ Spektakli në Majemi, nga torta në fytyrë te Leo Mesi në bokse
Sport

FORMULA 1/ Spektakli në Majemi, nga torta në fytyrë te Leo Mesi në bokse

05/05/2026
Abissnet Superiore/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë të javës së 21-të
Sport

Vllaznia në moment të errët, çdo gabim kushton titullin

05/05/2026
Departamenti i Garave përcakton datat, oraret & stadiumet për ndeshjet e play-out-it të Kategorisë së Parë
Sport

Departamenti i Garave përcakton datat, oraret & stadiumet për ndeshjet e play-out-it të Kategorisë së Parë

05/05/2026
Baraspeshë në tre ndeshjet e mëparshme të Superiores, tek Egnatia debuton trajneri Nevil Dede
Sport

Baraspeshë në tre ndeshjet e mëparshme të Superiores, tek Egnatia debuton trajneri Nevil Dede

05/05/2026
“I kënaqur me lojën dhe rezultatin”, Shehi pas derbit: U thashë lojtarëve që do fitojmë
Sport

Tirana sfidon Vllazninë, Shehi: Respekt për rivalin, i kam idetë e qarta për lojën

05/05/2026
“I kënaqur me lojën dhe rezultatin”, Shehi pas derbit: U thashë lojtarëve që do fitojmë
Sport

Tirana sfidon Vllazninë, Shehi: Respekt për rivalin, i kam idetë e qarta për lojën

05/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FORMULA 1/ Spektakli në Majemi, nga torta në fytyrë te Leo Mesi në bokse

FORMULA 1/ Spektakli në Majemi, nga torta në fytyrë te Leo Mesi në bokse

05/05/2026
Abissnet Superiore/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë të javës së 21-të

Vllaznia në moment të errët, çdo gabim kushton titullin

05/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al