• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Juventusi, tërësisht i varur në sulm nga Ronaldo

19/04/2021
Ndeshja ndaj Cagliarit, rekordi që kërkon të vendosë Ronaldo

Juventusi doli i mundur nga Bergamo. Ishte disfata e pestë në këtë kampionat. Ajo goditje e Malinovskit, e devijuar nga Alex Sandro, i dha Atalantës suksesin dhe, mbi të gjitha, parakalimin në renditjen e Serie A. Në “Gewiss Stadium”, bardhezinjtë ishin pa Ronaldon, i ndaluar nga një problem muskular. Portugezi pritet të bëhet gati për ndeshjen e ardhshme të mesjavës kundër Parmës. Nëse nuk ia del, për Pirlon do të jetë një problem i madh për t’u marrë me të.

Shifrat, në fakt, thonë se pa Ronaldon, Juventusi vuajti në fazën sulmuese dje. Për shembull, ishin vetëm dy goditje të bëra drejt portës së Gollini, shumë pak për të marrë rezultatin pozitiv. Përveç kësaj, në shtatë ndeshjet pa portugezin në këtë sezon (përfshirë dëmtimet, rotacionin dhe pozitivitetin me Covid-19), vetëm dy fitore kundër Dinamo Kiev dhe SPAL, të shoqëruara me po aq humbje dhe tri barazime.
Pikë të çmuara të shkuara dëm, që mund të kishin sjellë një renditje më të mirë për të besuarit e Pirlos, të cilët pas ndeshjes në Bergamo nënvizuan rëndësinë e dikujt si Ronaldo brenda “tabelës së shahut” të kampionëve në fuqi të Italisë.
“Ai nuk i shënoi 25 golat rastësisht, është finalizuesi ynë dhe qysh në ndeshjen e parë shkëlqeu. Duke qenë një kampion, ai përshtatet lehtësisht me këtë lloj kompeticioni. Në përgjithësi, ne kishim mundësi sot, nuk i shfrytëzuam ato dhe episodi i golit kushtëzoi rezultatin përfundimtar”, – tha trajneri i “Zonjës së Vjetër”.
Me pak fjalë, Ronaldo është një faktor përcaktues për këdo, madje edhe më shumë për një ekip që këtë vit ka çaluar në më shumë se një rrethanë. Morata dhe Dybala kanë konfirmuar vështirësitë e një mirëkuptimi, që nuk ka lulëzuar ende.
Pirlo ka detyrimin të gjejë një ose më shumë kundërmasa, sa më shpejt që të jetë e mundur. Fundi i kampionatit po afron dhe “fryma në qafë” nga Napoli dhe Lazio rritet në mënyrë eksponenciale, duke rrezikuar seriozisht vendin e katërt. Pra, pjesëmarrjen në Champions.

Related Posts

ZYRTARE/ Tetova e mbyll me Egnatian, largohet pas tre viteve, por premton sërish titullin
Sport

Largimi nga Egnatia, Tetova: Një pjesë e zemrës mbetet aty, ka momente kur fjalët nuk mjaftojnë…

05/05/2026
Bayern, Kompany nuk ul përqëndrimin: Të luajmë të fokusuar 100% ndaj Atalantës
Sport

Bayern do përmbysjen ndaj PSG, Kompany: Champions i vështirë, bëjmë më të mirën!

05/05/2026
Partizani merr vendimin për vijimin e përgatitjeve, nuk ndryshon vend pasi rikthehet në Tiranë
Sport

“Final 4” iluzion për Partizanin? Tani duhen golat dhe një fitore e thellë ndaj Dinamos

05/05/2026
“Nëndetësja” pret bregdetarët, në Elbasan luhet për vazhdimësi
Sport

Qetësi te Dinamo, ndaj Vorës rikthehen dy lojtarë të rëndësishëm

05/05/2026
Zyrtare, ish-trajneri i Dortmund firmos në La Liga
Sport

Zyrtare, ish-trajneri i Dortmund firmos në La Liga

05/05/2026
FORMULA 1/ Spektakli në Majemi, nga torta në fytyrë te Leo Mesi në bokse
Sport

FORMULA 1/ Spektakli në Majemi, nga torta në fytyrë te Leo Mesi në bokse

05/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

ZYRTARE/ Tetova e mbyll me Egnatian, largohet pas tre viteve, por premton sërish titullin

Largimi nga Egnatia, Tetova: Një pjesë e zemrës mbetet aty, ka momente kur fjalët nuk mjaftojnë…

05/05/2026
Bayern, Kompany nuk ul përqëndrimin: Të luajmë të fokusuar 100% ndaj Atalantës

Bayern do përmbysjen ndaj PSG, Kompany: Champions i vështirë, bëjmë më të mirën!

05/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al