• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kryemadhi tregon pse ajo dhe Basha po bëjnë fushata të ndara: Secili nga ne ka partinë e vet, unë mbledh vota vetëm për LSI

20/04/2021
Kryemadhi tregon pse ajo dhe Basha po bëjnë fushata të ndara: Secili nga ne ka partinë e vet, unë mbledh vota vetëm për LSI

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është pyetur lidhje me fushatën e ndarë që po bën PD me LSI në këtë fushatë elektorale në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

Dje ishte hera e parë që nga 25 marsi që Basha dhe Kryemadhi bashkoheshin në terren për të bërë fushatë, dhe zona që kishin zgjedhur ishte ajo e Kombinatit, teksa folën edhe me qytetarët e prekur nga tërmeti.

Kryemadhi u shpreh se komunikon vazhdimisht me zotin Basha dhe se zërat për mungesën e komunikimet vijnë si shkak e mungesës së alternativës së kryeministrit Rama, i cili e ka drejtuar të gjithë armatën mediatike të tij drejt kësaj çështjeje.

Gjithashtu Kryemadhi ka komentuar edhe raportimet se ndërmjet LSI-së dhe PD-së ka rivalitet në terren, ku tha se këto janë raportime të patronazhistëve të Edi Ramës, duke hedhur poshtë këtë mundësi.

Pyetje: Takimi i Kombinatit, pati lajme dhe polemika. Fakti që dolët së bashku me Lulzim Bashën u bë headline, sepse gjatë kësaj fushate rrallë herë keni qenë bashkë. Pse kjo zgjidhje? Ishte një mesazh bashkimi? Ishte e studiuar për 5 ditët e fundit apo ka diçka tjetër?

Kryemadhi: E para njëherë opozita, pra Lulzim Basha kryetar i Partisë Demokratike dhe Monika Kryemadhi, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, por dhe të gjithë kryetarët e partive të tjera që janë të frontit opozitar, kanë qenë bashkë që në momentin që janë djegur mandatet.

Por në fakt, duke pasur një lloj strategjie nga qeverisja, që e ka ndjekur hap pas hapi me patronazhistët e saj dhe jam e bindur që patronazhistët e zotit Rama e ndjekin shumë mirë komunikimin e Monika Kryemadhit me Lulzim Bashën online të telefonave, që janë nga 4-5 herë në ditë në kontakt me njëri tjetrin, apo dhe të të gjithë stafeve tona.

Mendoj që mungesa e alternativës së Edi Ramës, për t’u thënë qytetarëve që faturat e Covidit që i kalojnë mbi 3500 euro, shkatërrimi i ekonomisë nga pandemia, mbyllja e bizneseve, mosrealizimi i ndërtimit të shtëpive të të gjithë qytetarëve që i humbën në tërmetin e 26 nëntorit, që u premtoi që do t’i mbyllte brenda vitit 2020, atëherë e gjithë energjia dhe armata e tij mediatike është drejtuar pse nuk takohen në fushatë elektorale Monika me Lulzim Bashën.

Normal që Monika Kryemadhi dhe të gjithë kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim marrin votat e LSI-së, mbështetësve të tyre dhe atë elektoratit të qendrës së majtë, i cili sot mund të themi se është indiferent dhe nuk kanë arsye që të shkojnë të votojnë Partinë Demokratike për 1001 arsye. Ashtu sikurse edhe anasjelltas, zoti Basha motivon Partinë Demokratike, motivon elektoratin e djathtë, motivon çdo njeri të lëkundur.

Ne jemi të detyruar që të ecim në këtë lloj metodologjie, një opozitë e bashkuar nëpërmjet 2 listave. Që do të thotë, maksimizim vote, angazhim i 306 kandidatëve në terren të cilët mbledhin vota dhe avantazhi është që ashtu sikurse dikur ne kishim listat e partive politike, sot kemi kandidatët, të cilët tërheqin dhe mbledhin votat e tyre.

Pyetje: Ajo që është diskutuar dhe vazhdon të diskutohet, është që ju jeni në garë si me PD-në, edhe me PS-në, për votat e LSI-së, apo jo?

Kryemadhi: E para njëherë ne nuk jemi në garë me PD-në, ne jemi në garë me veten tonë, sepse ajo që është shumë e rëndësishme për ne është, që programi dhe alternativa jonë të pranohet nga njerëzit, ta mbështesin atë dhe pse jo detyrimet tona që janë nesër për t’i qëndruar dhe për të mbajtur fjalën për çdo gjë që ne jemi angazhuar tek qytetarët

Related Posts

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota
Kryesore

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota

23/12/2025
Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin
Kryesore

Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin

23/12/2025
Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

23/12/2025
I nënshtrohet operacionit në gju, Neymar në garë me kohën për të mos humbur Botërorin

I nënshtrohet operacionit në gju, Neymar në garë me kohën për të mos humbur Botërorin

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al