• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zgjedhjet, zbardhen porositë e Çuçit për Policinë e Shtetit

20/04/2021
Zgjedhjet, zbardhen porositë e Çuçit për Policinë e Shtetit

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zhvilluar sot një takim online me drejtuesit e qendrorë dhe vendorë të Policisë së Shtetit. Në fokus ishte mbarëvajtja e procesit zgjedhor në të gjitha fazat ku uniformat blu kanë një rol dhe detyrë të zbatojnë ligjin dhe godasin elementët kriminalë që do të tentojnë të prishin procesin. Ministri Çuçi ka kërkuar në mënyrë të posaçme nga krerët e Policisë goditjen e fenomeneve që përbëjnë krime elektorale, si dhe që uniformat blu t’i shmangen çdo lloj intimidimi nga subjektet politike apo persona të ndryshëm të lidhur me to.
“Dua të përsëris edhe njëherë porosinë. Mos u intimidoni nga asnjë forcë politike. Është shumë e rëndësishme që të jemi më proaktivë në lidhje me parandalimin e fenomeve që përbëjnë krime elektorale. I keni të gjithë instrumentat që keni në dorë për të fiksuar prova dhe për të parandaluar situata të tilla. Do jetë në nderin e policisë nëse arrijmë të parandalojmë dhe arrijmë të fiksojmë prova për të çuar përpara drejtësisë njerëz që do të tentojnë apo do të kryejnë krime elektorale. Kjo është java më intensive përsa i përket tentativave për të kryer krime elektorale, sidomos për procesin e shitblerjes së votave”, tha ministri Çuçi.

“Në gjithë raportet e OSBE/ODIHR, të paktën në zgjedhjet e fundit, e kanë vlerësuar policinë për gjithë rolin që ka luajtur në procesin zgjedhor. Keni një përgjegjësi për të mbatjur një standard që tashmë është arritur. Deri më tani nuk ka pasur probleme, gjërat kanë shkuar mirë. Gjëra të vogla i keni menaxhuar me profesionalizëm, por unë do doja që të shtonim pak rolin proaktivë të policisë sidomos për krimet që lidhen me procesin zgjedhor. Nëse ne arrijmë të kemi disa raste të dokumentuara, të faktuara, për fenomenin e shitblerjes së votës do të ishte shumë mirë. Unë them se policia i ka të gjitha mundësitë sepse personazhet që veprojnë në këto situata pak a shumë dihen kush janë në të gjitha qarqet. Ju lutem shumë mos u intimidoni nga ansjë forcë politike, qoftë kjo edhe Partia Socialiste. Është në nderin dhe dinjitetin e Policisë që të jetë sa më neutrale në këtë proces. Sigurisht që politika të bën pis dhe unë e di shumë mirë që për të arritur qëllimet e tyre politikanët sulmojnë institucionet herë pas here kur ata shohin dhe mendojnë që mund t’i krijonë kredo politike, por mos u intimidoni nga këto, duhet të jeni sa më profesionistë edhe në reagime”, tha ministri Çuçi.

Në vijim të takimit, Ministri i Brendshëm, foli edhe për menaxhimin e situatës në rast se do të ketë emigrantë që vijnë nga jashtë vendit për të marrë pjesë në procesin zgjedhor.

“Nuk e di çfarë vendimi do të marrë Komiteti i Ekspertëve, por duhet t’i përgjigjemi çdo vendimi në lidhje me pandeminë. Nëse do të hapen fare kufijtë, do duhet të rrisim sigurinë në pikat kufitare që mos të shfrytëzohen nga elementë kriminalë. Në rast se do të ketë kufizim të lëvizjes për shkak të pandemisë dhe për të ruajtur numrat që kemi dhe përmirësimin e situatës epidemiologjike, duhet të merren masat që të zbatohen vendimet e Komitetit. Më duket nesër duhet të mblidhet Komiteti i Ekspertëve dhe me të marrë një vendim, ne duhet të kemi një plan masash që t’i përgjigjemi çdo lloj vendimi. Kjo është shumë e rëndësishme. Bashkë me FRONTEX duhet ta shtojmë sigurinë për kalimet e paligjshme në ato korridore që janë mundësi për penetrimin e trafiqeve”, tha ministri Çuçi.

Përsa i përket procesit të numërimit, kreu i Ministrisë së Brendshme konsideroi si lajm të mirë faktin që numërimi do të bëhet në dy faza.

“Do keni parasysh që numërimi do të bëhet me dy faza. Ky është një lajm i mirë. Fillimisht do të dalë rezultati për subjektet politike pastaj për kandidatët brenda subjektit. Rezultati i madh do të dalë pak a shumë në të njëjtën kohë kur ka dalë në zgjedhjet e fundit. Procesi do të jetë më i zgjatur se është zakonisht, por e rëndësishme është që tensioni do të zhbëhet menjëherë pasi të numërohen votat për subjektin politik. Duhen marrë masat dhe duhet patur gatishmëri të plotë, drejtor, që nga momenti i mbylljes së kutive në qendrat e votimit dhe sidomos në daljen e rezultatit për subjektet politike. Dhe pastaj duhet të përgatitemi për çdo gjë sepse nuk dihet çfarë tensioni mund të ngrihet nga leximi i rezultatit dhe reagimi emocional i partive të ndryshme lidhur me pritshmëritë që kanë në këto zgjedhje. E kam me shumë merak këtë gjë, duhen marrë masa të plota për të parandaluar çdo situatë të mundshme sidomos në zona të nxehta”, tha ministri Çuçi.

Related Posts

Kthesa e fortë e motit në jug, reshje të dendura shiu në Sarandë! Uji vërshon nëpër rrugë
Kryesore

Kthesa e fortë e motit në jug, reshje të dendura shiu në Sarandë! Uji vërshon nëpër rrugë

15/08/2026
Rama në festën e Vajzës: Refuzova 4 vite ftesën e Sadushit, por sot gjykimi ka marrë formë të prerë
Kryesore

Rama në festën e Vajzës: Refuzova 4 vite ftesën e Sadushit, por sot gjykimi ka marrë formë të prerë

14/08/2026
Prej dy vitesh jeton në spitalin e Përmetit, historia e trishtë e Durim Elmazit: Njërën këmbë e ka të prerë!
Kryesore

Prej dy vitesh jeton në spitalin e Përmetit, historia e trishtë e Durim Elmazit: Njërën këmbë e ka të prerë!

14/08/2026
Selenica drejt shkrirjes si bashki, Rama shkon në festën e Vajzës, batuta me të pranishmit
Kryesore

Selenica drejt shkrirjes si bashki, Rama shkon në festën e Vajzës, batuta me të pranishmit

14/08/2026
Kryetari i Bashkisë së Divjakës tregon çfarë ndodhi në mbledhjen ku Rama nxori jashtë 2 kryebashkiakë: Disa të nxituar i ndërprenë fjalën
Kryesore

Kryetari i Bashkisë së Divjakës tregon çfarë ndodhi në mbledhjen ku Rama nxori jashtë 2 kryebashkiakë: Disa të nxituar i ndërprenë fjalën

14/08/2026
SPAK hap garën për 40 hetues në BKH, kriteret dhe afati i aplikimit
Kryesore

SPAK hap garën për 40 hetues në BKH, kriteret dhe afati i aplikimit

14/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kthesa e fortë e motit në jug, reshje të dendura shiu në Sarandë! Uji vërshon nëpër rrugë

Kthesa e fortë e motit në jug, reshje të dendura shiu në Sarandë! Uji vërshon nëpër rrugë

15/08/2026
Rama në festën e Vajzës: Refuzova 4 vite ftesën e Sadushit, por sot gjykimi ka marrë formë të prerë

Rama në festën e Vajzës: Refuzova 4 vite ftesën e Sadushit, por sot gjykimi ka marrë formë të prerë

14/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al