• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Greqia heq karantinën për turistët

21/04/2021
Greqia heq karantinën për turistët

Nuk do të ketë më detyrim karantinimi për ata që shkojnë në Greqi. Autoritetet vendore kanë hequr masën për të gjithë turistët që vijnë nga vendet e Bashkimit Europian, zonës Shengen, Mbretërisë së Bashkuar, por dhe nga Serbia, Izraeli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përjashtohet vetëm Shqipëria, që është i vetmi vend në rajon, shtetasit e të cilit duhet të karantinohen për dy javë. Ata që hyjnë në vend duhet gjithsesi të kenë një rezultat negativ të testit për Covid i cili duhet të jetë kryer maksimumi deri në 72 orë para, ose një certifikatë vaksinimi.

Për momentin mbeten në fuqi të gjitha rregullat e tjera, si ora policore nga 21 deri në 5 të mëngjesit, cdo ditë. Baret, restorantet, qendrat sportive dhe vendet kulturore vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Do të jetë e mundur të vizitohen vetëm zonat arkeologjike pasi janë në ambient të hapur. Mund të vijojnë aktivitetin qendrat estetike, parukieritë dhe dyqanet. Mund të frekuentohet plazhi, por nuk do të ketë bare të hapura.

Mbetet për t’u sqaruar nëse turistëve do iu kërkohet se çfarë vendesh kanë planifikuar të vizitojnë apo do mjaftojë certifikata e hyrjes. Hapi i parë drejt çlirimit nga Covid, që komisioni Europian synon të nisë që në muajin qershor.

Certifikata është falas dhe është një kod që duhet mbajtur në telefon apo printuar në një letër, me tre alternativa në mënyrë që të dëshmosh se mund të udhëtosh: vaksinimi, negativiteti i testit për Covid, apo shërimi nga Covid dhe pasja e anti trupave.

Greqia ndërkohë është gati për t’u rihapur. Athina ka përgatitur një plan për të imunizuar të gjithë banorët e rreth 70 ishujve dhe askush nuk do të braktiset. Aktualisht vendi shënon 315 mijë raste me Covid dhe 9400 viktima.

Qëllimi është që territori grek të jetë i sigurt. Në 14 maj do të mund të nisë sezoni turistik ashtu si ishte premtuar dhe nga qeveria. Një sfidë shumë e rëndësishme meqenëse shumë struktura kanë filluar të pranojnë prenotime.

Sektori i turizmit në Greqi i jep një vend pune një personi në pesë, duke u bërë dhe pjesa më e madhe e të ardhurave të shtetit. Vera do të jetë një moment i rëndësishëm për një rikthim të ngadaltë në normalitet.

Related Posts

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit
Kryesore

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

13/11/2026
Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)
Kryesore

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

13/11/2026
“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!
Kryesore

“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!

13/11/2026
Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes
Kryesore

Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes

13/11/2026
Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën
Kryesore

Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën

13/11/2026
Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani
Kryesore

Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Notat/ Asllani MVP, paraqitje pozitive e kuqezinjve, vlerësim i lartë për Muçin e Hysaj – Balkanweb.com – News24

Notat/ Asllani MVP, paraqitje pozitive e kuqezinjve, vlerësim i lartë për Muçin e Hysaj – Balkanweb.com – News24

13/11/2026
“Paraqitje e madhe”, Mancini përgëzon djemtë pas suksesit ndaj Francës, Zizu e sheh gotën gjysmë plotë

“Paraqitje e madhe”, Mancini përgëzon djemtë pas suksesit ndaj Francës, Zizu e sheh gotën gjysmë plotë

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al