• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lexojeni për zbavitje/ Vangjel Tavo: Qarku Gjirokastër nuk është i varfër, por i vjedhur (Ky që ka 20 vjet deputet jeton vetëm me rrogë)

22/04/2021
Pse nuk duhet besuar Vangjel Tavo sa herë flet si politikan ‘fringo i ri’

Nga Vangjel Tavo

Të nderuar banorë të qarkut të Gjirokastrës, Edhe ditë na ndajnë nga rikthimi i SHPRESËS për qarkun tonë. Vitet e fundit kanë qenë më të vështirat për ekonominë e familjes Suaj. Brenda pak viteve sekti i “Rilindjes” e shndërroi qarkun tonë nga Zemra e Jugut të Shqipërisë në një xhep gjeografik, me shpopullim të madh të banorëve, varfëri dhe papunësi ekstreme, duke detyruar familjet e thjeshta të jetojnë në kushtet e mbijetesës. Ndaj, sot më shumë se kurrë kemi nevojë për NDRYSHIM. T’i themi JO keq-qeverisjes së “Rilindjes” e cila u tall me njerëzit e zakonshëm dhe varfëroi familjet e thjeshta. Sot ndodhemi në një krizë të madhe ekonomike dhe niveli të lartë korrupsioni. Për qarkun tonë kjo qeveri zbatoi një plan të qëllimshëm papunësie dhe izolimi, duke larguar të gjitha drejtoritë dhe institucionet nga Gjirokastra, duke lënë shumë familje pa ushqim e të ardhura. NUK mund të lejojmë që Qarku i Gjirokastrës të shndërrohet në një xhep dhe provincë të humbur. Unë Ju kam premtuar publikisht dhe do e mbaj atë fjalë për fjalë, që do i kthej të gjitha institucionet e larguara në qarkun e Gjirokastrës dhe do rikthehen vendet e punës që i takojnë këtij qarku. Jo vetëm kaq, DO RRITET PUNËSIMI: do hapim vende pune për profesionistët, ata me arsim profesional dhe të mesëm, do krijojmë sa më shumë vende pune për rininë, gratë dhe vajzat dhe për të gjitha kategoritë që familjet e qarkut tonë të dalin nga varfëria. Pas 25 prillit nuk do ketë familje në qarkun e Gjirokastrës me qoftë edhe një pjestar të vetëm të papunë.

Do mbështesim biznesin, sipërmarrësit e rinj, pensionistët, sektorin e turizmit dhe bujqësisë. Nuk mund të lejojmë familjet e thjeshta të vuajnë për bukën e gojës. Asnjë punonjës i administratës nuk do largohet nga puna por vetëm ata që u bëjnë presione dhe shantazhe për vota. U bëj apel edhe socialistëve të thjeshtë e të ndershëm: Mos lejoni t’ju fyejnë më – Bashkohuni me ne. Siç jeni vetë dëshmitarë, Rilindja nuk përfaqëson familjet e thjeshta dhe njerëzit e vuajtur, por vetëm oligarkët. Mos votoni deputetët turistë që nuk ju njohin as emrin e jo më hallet tuaja. Ata vijnë vetëm çdo 4 vjet për t’ju gënjyer e marrë votën pastaj Ju harrojnë. Gjirokastra po kalon situatën më të vështirë në 30 vitet e fundit. Nuk mund ta lejojmë këtë situatë të pashpresë. Të gjithë duhet të ngremë zërin e të marrim pjesë masivisht në votime sepse 25 prilli nuk është thjesht një ditë zgjedhjesh, është ZGJIDHJE për qarkun e Gjirokastrës dhe mbarë vendin.

Qarku i Gjirokastrës nuk është i varfër por i vjedhur. Në qeverisjen e re ne do hapim vende të reja pune, do mbështesim familjet e thjeshta, pensionistët, bizneset, studentët, bujqësinë dhe blegtorinë, do e zhvillojmë qarkun tonë dhe do i kthejmë dinjitetin që meriton, duke e kthyer në ZEMRËN E JUGUT TË SHQIPËRISË. Do mbështesim turizmin. Gjirokastrën, qytetin e UNESCO-s, me vlerat e saj të rralla dhe të pashfrytëzuara do e zhvillojmë, mbështesim dhe promovojmë në përfitim të banorëve. Jam ulur me Ju në çdo shtëpi e kemi ndarë së bashku të gjitha shqetësimet Tuaja, ndaj është privilegj për mua të kem mbështetjen Tuaj, që të vazhdoj t’Ju shërbej, të jemi zëri dhe përfaqësuesi Juaj, i banorëve dhe familjeve të thjeshta të qarkut tonë, që të gjithë së bashku të rikthejmë SHPRESËN dhe familjet e qarkut tonë të kenë STANDARDE MË TË MIRA JETESE, TË ARDHME MË TË MIRË dhe MË TË SIGURTË!

Related Posts

Kthesa e fortë e motit në jug, reshje të dendura shiu në Sarandë! Uji vërshon nëpër rrugë
Kryesore

Kthesa e fortë e motit në jug, reshje të dendura shiu në Sarandë! Uji vërshon nëpër rrugë

15/08/2026
Rama në festën e Vajzës: Refuzova 4 vite ftesën e Sadushit, por sot gjykimi ka marrë formë të prerë
Kryesore

Rama në festën e Vajzës: Refuzova 4 vite ftesën e Sadushit, por sot gjykimi ka marrë formë të prerë

14/08/2026
Prej dy vitesh jeton në spitalin e Përmetit, historia e trishtë e Durim Elmazit: Njërën këmbë e ka të prerë!
Kryesore

Prej dy vitesh jeton në spitalin e Përmetit, historia e trishtë e Durim Elmazit: Njërën këmbë e ka të prerë!

14/08/2026
Selenica drejt shkrirjes si bashki, Rama shkon në festën e Vajzës, batuta me të pranishmit
Kryesore

Selenica drejt shkrirjes si bashki, Rama shkon në festën e Vajzës, batuta me të pranishmit

14/08/2026
Kryetari i Bashkisë së Divjakës tregon çfarë ndodhi në mbledhjen ku Rama nxori jashtë 2 kryebashkiakë: Disa të nxituar i ndërprenë fjalën
Kryesore

Kryetari i Bashkisë së Divjakës tregon çfarë ndodhi në mbledhjen ku Rama nxori jashtë 2 kryebashkiakë: Disa të nxituar i ndërprenë fjalën

14/08/2026
SPAK hap garën për 40 hetues në BKH, kriteret dhe afati i aplikimit
Kryesore

SPAK hap garën për 40 hetues në BKH, kriteret dhe afati i aplikimit

14/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kthesa e fortë e motit në jug, reshje të dendura shiu në Sarandë! Uji vërshon nëpër rrugë

Kthesa e fortë e motit në jug, reshje të dendura shiu në Sarandë! Uji vërshon nëpër rrugë

15/08/2026
Rama në festën e Vajzës: Refuzova 4 vite ftesën e Sadushit, por sot gjykimi ka marrë formë të prerë

Rama në festën e Vajzës: Refuzova 4 vite ftesën e Sadushit, por sot gjykimi ka marrë formë të prerë

14/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al