• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gara në Gjirokastër: Të njëjtët kandidatë, por një mandat më pak

24/04/2021

Nga Gjergj Erebara, BIRN

Pothuajse të gjithë kandidatët janë të njëjtë me katër vjet më parë dhe konfigurimi i forcave politike është i njëjtë. Megjithatë, gara për votat në qarkun Gjirokastër në zgjedhjet e të dielës pritet t’i shkaktojë njërës prej palëve humbjen e një deputeti.

Përveç uljes së numrit të mandateve nga 5 në 4 në Gjirokastër, ndryshimi i dytë në këtë qark është se kandidati më shumë në pikëpyetje duket se është ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi.

Çuçi, zyrtar i lartë socialist që prej njëzet vjetësh dhe deputet që nga viti 2013, garon këtë herë në vend të tretë në listën e socialistëve të Gjirokastrës, nga vendi i parë që ishte më 2017. Vendin e tij si i pari në listë e ka zënë Mirela Kumbaro, e cila katër vjet më parë ishte e dyta.

Dhe në vend të dytë në listën e socialistëve ka hyrë Laert Duraj, një ekonomist që ka punuar në administratën doganore, Albtelecom, media, në Universitetin Europian të Tiranës si dhe në Posta Shqiptare sh.a., ku mban postin e drejtorit që nga viti 2017.

Përballë tyre, lista e Partisë Demokratike është saktësisht e njëjta me katër vjet më parë. Tritan Shehu është në vend të parë dhe kryetari i demokratëve të Gjirokastrës, Roland Bejko, në vend të dytë.

Vangjel Tavo garon për mandatin e tij të zakonshëm në emër të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, mandat që e ka fituar në vijimësi që nga viti 1997. Tavo i merr votat e tij kryesisht në zonën e Bashkisë Dropull, e banuar në shumicë nga minoritarë.

Socialistët i kanë fituar gjithmonë zgjedhjet në Gjirokastër duke marrë 3 deputetë më 2009, 2013 dhe 2017. Të dy deputetët e mbetur janë fituar më 2009 nga PD dhe në dy zgjedhjet e tjera, një nga PD dhe një nga LSI. Në zgjedhjet e së dielës, një nga këto tre parti do të humbasë. Nëse rezultati do të jetë njësoj siç ishte katër vjet më parë, humbësi e ka emrin Blendi Çuçi.

Megjithëse socialistët kanë shpallur objektivin për të fituar tre mandate, kjo nënkupton që ata të thellojnë fitoren e tyre në qark me mbi 10 për qind më shumë se sa në zgjedhjet e vitit 2017. Në zgjedhjet e kaluara, PS mori 50% të votave, PD 24.6 dhe LSI 23.2%. Por zgjedhjet e këtij viti kanë të panjohura shtesë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.

Historikisht në qarkun Gjirokastër, autobusët e emigrantëve të sjellë nga palët politike nga Greqia kanë shtuar disa mijëra vota në një qark, ku numri i votave të hedhura më 2017 ishte 53 mijë. Por për shkak të pandemisë, duket e vështirë që praktika e sjelljes së emigrantëve ditën e votimit të funksionojë edhe kësaj here. PS dhe LSI ka gjasa të humbin më shumë nga votat e emigrantëve, por efekti i tyre në ndarjen e mandateve mbetet për t’u parë.

Partia Socialiste ka fituar tre mandate në të shkuarën në Gjirokastër, jo për shkak se fitorja e saj ka qenë aq e thellë, por për shkak se formula e ndarjes së mandateve favorizon gjithmonë partinë më të madhe dhe kjo ka veçanërisht ndikim kur numri i mandateve është tek. Në zgjedhjet e vitit 2017, PS mori 27 mijë vota dhe fitoi një mandat për çdo 9074 vota të marra. Nga ana tjetër, të 13 mijë votat e PD-së prodhuan vetëm një mandat dhe po kështu edhe të 12,500 votat e LSI. Ky avantazh i socialistëve si forcë e parë në qark dobësohet për shkak se numri i mandateve tashmë është çift, pra katër. Rrjedhimisht, që PS të ruajë tre mandatet, i duhet të marrë më shumë se sa 60% të votave ose të shpresojë se një nga dy kundërshtarët e saj, PD-ja ose LSI, të humbasin mbi 3 mijë vota në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017.

Kjo duket se shpjegon se pse socialistët e kanë mbushur pjesën jofituese të listës së kandidatëve të tyre me përfaqësues të zonës së Dropullit, gjë që mund të gëryejë vota nga bastioni i Tavos. Artemis Malo, 40 vjeç, ka studiuar në Universitetin e Gjirokastrës dhe ka mbajtur pozicionin e zëvendësministres së Jashtme në qeverinë Rama. Ajo garon në vend të katërt në listë. Në vend të pestë, Kosta Garo është banor i Sofratikës, ndërsa lista mbyllet me 27 vjeçaren Kjara Adhami, e cila ka punuar gjatë katër viteve të fundit si ndihmëse dhe analiste e kryeministrit.

Edhe demokratët kanë kërkuar vota nga zonat e minoritetit me kandidatin e tyre të zakonshëm Kosta Barkën, ish-ministër dhe ish-deputet që, njësoj si në vitin 2017, garon në vend të katërt në listë.

Në Gjirokastër këto zgjedhje garon edhe Kreshnik Merxhani, një kandidat i pavarur i mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai është një arkitekt i specializuar në konservimin e objekteve të trashëgimisë kulturore.

Si një deputet i pavarur, ai përballet me sfidën e dyfishtë të marrjes jo vetëm të votave të mjaftueshme për t’u zgjedhur, por edhe të votave të mjaftueshme për të kaluar pragun kombëtar 1% për të hyrë në llogaritjen e ndarjeve të mandateve. Në rast se pjesëmarrja në rang kombëtar do të jetë e njëjtë me vitin 2017, kjo do të thotë se Merxhanit i nevojiten mbi 17 mijë vota për të fituar një mandat në Gjirokastër.

Related Posts

Kthesa e fortë e motit në jug, reshje të dendura shiu në Sarandë! Uji vërshon nëpër rrugë
Kryesore

Kthesa e fortë e motit në jug, reshje të dendura shiu në Sarandë! Uji vërshon nëpër rrugë

15/08/2026
Rama në festën e Vajzës: Refuzova 4 vite ftesën e Sadushit, por sot gjykimi ka marrë formë të prerë
Kryesore

Rama në festën e Vajzës: Refuzova 4 vite ftesën e Sadushit, por sot gjykimi ka marrë formë të prerë

14/08/2026
Prej dy vitesh jeton në spitalin e Përmetit, historia e trishtë e Durim Elmazit: Njërën këmbë e ka të prerë!
Kryesore

Prej dy vitesh jeton në spitalin e Përmetit, historia e trishtë e Durim Elmazit: Njërën këmbë e ka të prerë!

14/08/2026
Selenica drejt shkrirjes si bashki, Rama shkon në festën e Vajzës, batuta me të pranishmit
Kryesore

Selenica drejt shkrirjes si bashki, Rama shkon në festën e Vajzës, batuta me të pranishmit

14/08/2026
Kryetari i Bashkisë së Divjakës tregon çfarë ndodhi në mbledhjen ku Rama nxori jashtë 2 kryebashkiakë: Disa të nxituar i ndërprenë fjalën
Kryesore

Kryetari i Bashkisë së Divjakës tregon çfarë ndodhi në mbledhjen ku Rama nxori jashtë 2 kryebashkiakë: Disa të nxituar i ndërprenë fjalën

14/08/2026
SPAK hap garën për 40 hetues në BKH, kriteret dhe afati i aplikimit
Kryesore

SPAK hap garën për 40 hetues në BKH, kriteret dhe afati i aplikimit

14/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kthesa e fortë e motit në jug, reshje të dendura shiu në Sarandë! Uji vërshon nëpër rrugë

Kthesa e fortë e motit në jug, reshje të dendura shiu në Sarandë! Uji vërshon nëpër rrugë

15/08/2026
Rama në festën e Vajzës: Refuzova 4 vite ftesën e Sadushit, por sot gjykimi ka marrë formë të prerë

Rama në festën e Vajzës: Refuzova 4 vite ftesën e Sadushit, por sot gjykimi ka marrë formë të prerë

14/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al