• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Opozita humb zgjedhjet, Bushati kërkon dorëheqjen e Bashës dhe Kryemadhit

26/04/2021
Vandalët që dhunuan Tiranën, e kanë me ne të gjithë

Nga Andi Bushati

Ende pa u mbyllur numërimi i plotë i votave këto zgjedhje kanë provuar një anomali që do një shpjegim. Rezultati real që po përvijohet, nuk përputhet aspak me atë që na thanë pothuajse një zëri matësit “e pavarur” të opinionit me anë të Exit Polleve. Rezultati që shapllën të dielën në orën 19 00 televizionet pranë qeverisë, por edhe ato afër opozitës ndryshonin për një fije floku nga njëri tjetri. Të parat predikonin një barazim apo një fitore minimale të Rilindjes. Të dytat një përmbysje në favor të opozitës.

Në fakt rezultatet e dala nga kutitë e votimit demostrojnë të kundërtën. Ato flasin për një konfirmim plebishitar të regjimit.

Atëherë ç’ka ndodhur? Pse gabuan exit pollet, madje edhe ato të TV shumë pranë pushtetit (pra që nuk mund të quhen të manipuluara)?

Përgjigjja është e thjeshtë: sepse ata të cilëvë i’u është blerë vota nuk u janë përgjigjur anketuesve. Ata kanë pasur ngurim dhe sypërmbysje për të deklaruar votën e tyre të turpit. Dhe sipas kësaj llogarie, kjo votë turpi, ajo e hendekut të mospërputhjes mes exit polleve dhe rezultatit faktik që po përvijohet, i bie të jetë nga 7 deri në 9 mandate që dalin të pashpjegueshme në favor të rilindjes. Ajo është prova e pakundërshtueshme se këtë radhë kemi qenë përpara një masakre elektorale me blerje industriale votash.

Por, për këtë, ka edhe argumente të tjerë. A e di vallë ndokush se ku kanë shkuar ato dhjetra miliona euro të ndara së fundi nga qeveria, për koncesione e tendera pa garë? A mos duhet kërkuar aty diferenca e gabimit të matjeve të opinionit? A di ta shpjegojë njeri, se si, në qarkun më të emancipuar të vendit, në Tiranë, grupime djemsh të rinj dhe pa asnjë njollë korrupsioni, si Endrit Shabani apo Bojken Abazi marrin të dy sëbashku më pak vota sesa Tom Doshi? A mund të flitet në këtë rast për një votë të pastër e të ndershme? A nuk kemi këtu një provë se gjithçka është vendosur me lekë?

Besoj se këto pyetje retorike nuk kanë nevojë për koment. Të gjitha ato së bashku provojnë një gjë të thënë e të stër thënë, se sa më shumë një regjim implikohet në krim, aq më pak ai është i përmbysshëm me votë. Zgjedhjet e këtij prilli dëshmojnë se vendi ka hyrë përfundimisht nën lëngatën e gjatë të një autokracie. Hërën tjetër ata që këtë radhë organizuan gjithçka nuk do të bëjnë gabime të vogla si ato të exit polleve. Dhe herën tjetër, as opozita që duhet të hyjë në një proces të pakthyeshëm dorheqjesh e rinovimi nuk do ta ketë më luksin të besojë se autokracia dhembet në rrugë elektorale. Krerët e saj duhet të largohen përfundimisht, jo se nuk fituan, por se na garantuan se vjedhja nuk është më e mundshme. Tani është radha që regjimi të mbetet i vetëm përballë njerëzve të tij./lapsi.al

Related Posts

Ardit Bido i bën padi në gjykatë: Ka ardhur momenti që Arjan Çani të përballet me drejtësinë për shpifjet dhe deklaratat antishqiptare!
Kryesore

Ardit Bido i bën padi në gjykatë: Ka ardhur momenti që Arjan Çani të përballet me drejtësinë për shpifjet dhe deklaratat antishqiptare!

23/06/2026
Spiropali nis sot vizitën në Greqi, diskutime për çështjen e detit dhe integrimin në BE
Kryesore

Elisa Spiropali ka një poezi për ata që e sulmojnë: Lexojeni kur t’ju merren mënd…

23/06/2026
‘Grupe serbe e greke që punojnë kundër Shqipërisë’/ Reagon Rama: Avash-avash të gjithë do dalin! Flamingot do habiten si ranë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme
Kryesore

Rama për Dritan Goxhaj: Manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman

23/06/2026
Braçe: Nuk bëhem deputet i pavarur. Do vijoj t’i rri përballë partisë time për të vërteta që refuzon
Kryesore

Braçe: Nuk bëhem deputet i pavarur. Do vijoj t’i rri përballë partisë time për të vërteta që refuzon

23/06/2026
Plani i Dritan Goxhaj për “Shqipërinë e Re” dhe rrëzimin e Edi Ramës
Kryesore

Plani i Dritan Goxhaj për “Shqipërinë e Re” dhe rrëzimin e Edi Ramës

23/06/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërimet e reja

23/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Anglia zhgënjen ndaj Ganës, vetëm barazim

Anglia zhgënjen ndaj Ganës, vetëm barazim

24/06/2026
Trajneri Deschamps lë grumbullimin e Francës, zbulohet arsyeja

Trajneri Deschamps lë grumbullimin e Francës, zbulohet arsyeja

23/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al