Teksa po vijon numërimi i votave të kandidatëve në mbarë vendin, në radhët e socialistëve aktualisht më i votuari është Taulant Balla, i ndjekur nga Bledi Çuçi, i cili fitoi mandatin në qarkun Gjirokastër. Ministri i Brendshëm ka aktualisht 11 814 vota personale në qarkun Gjirokastër nga rreth 24 mijë që ka marrë Partia Socialiste. Interesant është edhe fakti se Çuçi ka më shumë vota edhe se kreu i PS-së, Edi Rama, i cili kandidonte në Vlorë e Durrës. Çuçi gjithashtu është edhe më i votuari ndër kandidatët e tjerë në qarkun Gjirokastër. Përkundër gjithë parashikimeve, PS arriti të fitonte 3 mandate në qarkun Gjirokastër duke ruajtur rezultatin e vitit 2017. ©argjiroja.net