• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Humbja e PD në Gjirokastër, edhe Entela Shehaj flet me gjuhën e Berishës: Zgjedhjet u blenë!

29/04/2021
Humbja e PD në Gjirokastër, edhe Entela Shehaj flet me gjuhën e Berishës: Zgjedhjet u blenë!

Te Partia Demokratike nuk ka reflektim për humbjen e thellë. Vazhdon i njëjti avaz duke kërkuar fajin te kundërshtari. Shajnë e bërtasin kundër Edi Ramës nga impotenca politike për ta mundur atë me zgjedhje. Kjo retorikë është e kuptueshme nga Berisha me të vetët dhe Basha që ka qenë thjesht patericë e tij në krye të PD-së e që kurrë nuk u bë dot lider. Por kësaj retorike i mëshojnë për fat të keq edhe prurjet e reja në PD. Entela Shehaj që kandidonte në Gjirokastër ka bërë një reagim sot.

Përtej formalitetit të falenderimeve, Shehaj publikon edhe një letër, nga ato që shpesh edhe sajohen, përmes së cilës shpreh dakordësinë se këto zgjedhje u blenë e u deformuan. Pa asnjë fakt, pa prova PD po ngre tani alibinë e humbjes së radhës. Për aq kohë sa nuk do të reflektohet nga kjo humbje tjetër, PD është e destinuar të hyjë në një tjetër krizë. Me Lulzim Bashën, Tritanin, Dashot, Beqot dhe gjithë gardën e vjetër që besojnë se pushteti merret vetëm duke sharë Ramën, PD nuk vjen kurrë për pushtet. Nëse nuk e reformojnë dot, mbase ka ardhur koha për një opozitë tjetër më kredibël dhe të hapur ndaj shoqërisë. Më poshtë reagimi i plotë i Shehajt.

Të nderuar miq!

Sot po i kthehem jetës sime normale, aty ku e lashë nga data 10 Mars. Kanë qenë të shumta komentet e fjalët tuaja këto dy ditë për të më dhënë mbështetje e kurajo. Tek ndonjë më ka shpëtuar ndonjë pikë lot, jo nga mërzitja, jo kurrë, por nga fjalët tuaja aq të sinqerta për mua.❤ Do të doja të veçoja njërin që më ka ardhur në inbox nga një ish studente, të cilën e falënderoj shumë për fjalët e ndjera.❤ Më poshtë mesazhi:

“Përshëndetje, e dashur Profesore Entela! Më erdhi shumë keq për rezultatet e deformuara e të blera të këtij proçesi zgjedhor, sepse ju meritonit fitoren dhe një vlerësim mjaft të lartë mbi të gjitha për sakrificën dhe riskun që morët me kandidimin tuaj në Gjirokastër. U kuptua që në fushatë se gjithçka do të luhej në plotësimin e objektivave të padrejtësisë nga ana e mazhorancës qeveritare dhe ndihemi të gjithë të shqetësuar dhe të frikësuar për atë që po na pret gjithë shqiptarëve. Duket se po fillon instalimi i një sistemi të ri diktatorial, që përfundimisht vulosi dëbimin e rinisë nga ky vend dhe saktësoi qartë se çdo gjë kalon e kontrollohet nga dora e këtij pushteti. Megjithatë ne të falënderojmë jashtëzakonisht për angazhimin, përpjekjet dhe frymën e shpresës që i dhe Gjirokastrës gjatë kësaj periudhe e aq më tepër në kushtet e vështira të pandemisë dhe uroj që përpjekja për të ndryshuar gjërat të vazhdojë edhe më e fortë, sepse demokracia mund të ketë humbur një betejë, por jo luftën. Ju jeni vlerë fisnike e e pakrahasueshme dhe e pazëvendësueshme për të gjithë gjirokastritët e vërtetë. Ju jeni krenaria e qytetit tonë ndaj mos u demoralizoni, por vazhdoni të mbroni dhe të çoni përpara kauzën për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë! Me shumë respekt të mbështesim dhe të uroj shumë suksese në vazhdimësi.
Gjithë të mirat!💙”

Related Posts

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit
Kryesore

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

13/11/2026
Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)
Kryesore

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

13/11/2026
“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!
Kryesore

“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!

13/11/2026
Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes
Kryesore

Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes

13/11/2026
Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën
Kryesore

Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën

13/11/2026
Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani
Kryesore

Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Vetëm fitore”, TKZ në krah të Vishkullit, nuk munguan as korrët kundër Ramës (VIDEO)

“Vetëm fitore”, TKZ në krah të Vishkullit, nuk munguan as korrët kundër Ramës (VIDEO)

13/11/2026
Truku japonez me letër alumini pas radiatorëve, si të ngrohni shtëpinë dhe të kurseni në faturat e energjisë – Balkanweb.com – News24

Truku japonez me letër alumini pas radiatorëve, si të ngrohni shtëpinë dhe të kurseni në faturat e energjisë – Balkanweb.com – News24

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al