• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

U blenë votat, ulërasin analistët nga njëri televizion në tjetrin dhe akuzojnë popullin si një thes me kakërdhi

30/04/2021
U blenë votat, ulërasin analistët nga njëri televizion në tjetrin dhe akuzojnë popullin si një thes me kakërdhi

Nga Edmond Arizaj

Është kthyer në shëtitje mbrëmjeje akuza “u blenë votat”. Me një thjeshtësi çmeritëse. U blenë votat, nga njëri televizion në tjetrin, nga njëri analist darke në tjetrin, nga njëri moderatoro-spikero-analisto-gazetar në tjetrin.

Pa emra, pa fakte, pa dokumenta. U blenë votat. Pra, elita e vendit tonë, se këta i bie të jenë elita, përderisa reklamat më të shtrenjta paguhen në oraret kur shfaqen njëherësh në të 200 kanalet shqiptare, pra elita e kombit mendon se janë elita e një kombi që shitet e blihet. Sepse ata nuk bëjnë dallim.

Ata të fusin dhe ty në thes. Vota u ble. Pra edhe ty ta blenë votën. Le të jesh ti një demokrat që në grevën e studentëve, a një socialist që me fjalimin e Dritëro Agollit, apo një LSI-ist i 2004, qoftë edhe një votues i partive të reja kundër tre të parave. Jo thonë ata, vota u ble. U ble edhe në Shkodër, u ble edhe në Vlorë, pa u ble edhe në Tiranë, Korcë, e Gjirokastër. Sepse kështu thonë ata, përditë e përnatë.

Pa vënë përpara akuzës që e kthen gjithë popullin shqiptar në një thes me kakërdhi, as një “ndoshta”, sa për dyshim, sa për të mos qenë këta elita e kombit që bëhet njësh me militantët e rrjeteve, edhe hetues, edhe prokurorë, edhe gjyqtarë. Këta duhet të sjellin fakte për këtë akuzë, ose të akuzuarit, popullit, i lind e drejta të dyshojë minimumi, se ata paguhen për çfarë thonë, pra blihen për të krijuar justifikimin.

Mund të dyshojë populli se histerizmi me akuzën e blerjes masive të votës, nisi që kur Lulzim Basha nuk dha dorëheqjen. Nisi që kur me një lëvizje brilante politike, Tom Doshi u tërhoq nga deputetllëku dhe shpalli aleancën me PS. Nisi që kur në kutitë e para e në zonën ku u votua elektronikisht, u pa se PS po projektonte fitoren e rradhës.

Nisi që kur aleatët e PD që vodhën pesë gjashtë vende deputeti në lista të sigurta, u tallën me Bashën sepse së bashku nuk morën as një të katërtën e votave të LSI, me të cilën kreu i PD preferoi të mos bëjë marrëveshje. Nisi që kur PD as nuk përpiqet të çlirohet nga Berisha që e ka mbërthyer për gryke.

Ka njerëz që e shesin votën. Ashtu si ka njerëz që e blejnë, pa dallim flamuri politik. Sepse ka njerëz që votën e tyre e barazojnë me një dele që nxjerrin në pazar, u vjen rasti, kursejnë delen, marrin dhe ca lekë për një copë letër ku si analfabetë shënojmë të gjithë me X.

Por nëse ka ca pisa që paguajnë fukarallëkun, injorancën dhe padinjitetin e disa njerëzve, nuk duhet të jenë këta që mbahen si elita e kombit që t’i fusin gjithë në një thes.

Minimumi kush prej tyre doli si Blendi Fevziu të bënte thirrje “mos shisni votën”, kush? Që mos të flasim për ndonjë maksimum si dalja në terren për ta prekur vetë realitetin, që të mos flasin duke u bazuar çfarë nxjerr njëri dhe tjetri edicion a emision lajmesh, që duken më shumë si gjueti shtriganësh me ngjyra të ndryshme.

A mendoni ndonjëherë të thoni se nëse në zgjedhje do kishin dalë 60 e më shumë përqind e votuesve s’do kishte vlerë as blerja e as tjetërsimi? A e mendoni se si ka mundësi që asnjë demokrat në kryeqytet, me gati 500 mije votues nuk e theu listën? A mendoni se kjo mjegulla e gjithë popullit të blerë është duke ju dëmtuar edhe ju? Mor po a e mendoni se njerëzit tek e fundit mund të jenë edhe më të zgjuar, edhe më të ndershëm se ju?! Mendojeni njëherë./ TemA

Related Posts

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë
Kryesore

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

11/08/2026
Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)
Kryesore

Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

11/08/2026
Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital
Kryesore

Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital

11/08/2026
Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës
Kryesore

Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës

11/08/2026
Prej shtatorit Shqipëria do të ndalojë importin e mishit nga Brazili
Kryesore

Prej shtatorit Shqipëria do të ndalojë importin e mishit nga Brazili

11/08/2026
Rama: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike
Kryesore

Rama: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike

11/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez martohen në një ceremoni intime, vetëm katër dëshmitarë dhe fëmijët e tyre, mungon nëna e futbollistit

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez martohen në një ceremoni intime, vetëm katër dëshmitarë dhe fëmijët e tyre, mungon nëna e futbollistit

14/08/2026
Inter i “pret biletën” Asllanit, Ausilio i bën dalje: Bën mirë të largohet, ia kemi bërë të qartë

Pistë e re për Kristjan Asllanin, Inter ia ofron Monzës

14/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al