• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Njihuni me familjen e madhe të Ben Blushit dhe me pengun e tij: Do të doja të kisha më shumë fëmijë

24/06/2017
Njihuni me familjen e madhe të Ben Blushit dhe me pengun e tij: Do të doja të kisha më shumë fëmijë

Lideri i njërës prej forcave më të reja politike, Ben Blushi, e ka lënë (të paktën pë një pasdite) mënjanë partinë e tij 7-muajshe, për të zbuluar një profil tjetër të vetes jashtë politikës. I ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, Ben Blushi rrëfeu më shumë për eksperiencat në fushën e gazetarisë, vitet dhe orët e gjata mbi libra, sukseset si shkrimtar, por edhe disa sekrete të familjaes, që më parë nuk i keni ditur.

Si asnjëherë më parë në një studio televizive, Ben Blushi rrëfeu rolin e tij si baba i tre fëmijëve dhe raportin që ka me ta sot, kur ata janë të ndërgjegjshëm për pozitën politike të të atit dhe rolin e tij si një prej zërave më të fortë të saj.

Nëse është një baba i mirë apo jo, Blushi refuzon ta thotë: “Për këtë duhet të pyesni fëmijët e mi, nuk mund ta them unë” – thotë ai, por e di mirë se investimi tek ata ka qenë maksimal nga të dy prindërit, edhe pse barra kryesore i ka rënë Evës, bashkëshortes së tij, megjithatë: “Ajo që më intereson më shumë është liria e tyre. Unë besoj që janë dhe do të jenë të lirë. Unë dua t’ua bëj sa më të lehtë faktin që në familje të mos ketë shumë politikë, sepse e di që për ta dalja ime në televizor nuk është gjithmonë komode…”

Natali është vajza e madhe, studente 22-vjeçare, Niku 16-vjeçar dhe Davidi, djali i vogël i familjes Blushi, janë ushqyer me dashurinë për librat, për shkollën dhe, natyrisht, edhe për historinë familjare. Siç tregon Blushi, ata duhet të dinë se të parët e tyre kanë luftuar për të pasur alfabetin latin dhe gjuhën që kemi ne sot, shkruan “Class”.

Në njërën prej fotove me fëmijët, Blushi komenton: “Kjo është një foto në Manastir, aty ku është bërë Kongresi i famshëm, para disa vitesh. Ishte një përvjetor dhe një datë e shënuar edhe për një arsye familjare, sepse katragjyshi i fëmijëve të mi ka qenë firmëtar i këtij alfabeti në atë kohë në Mansastir. Stërgjyshi im votoi për një alfabet latin, atë që kemi sot. Kështu që edhe fëmijët e mi është mirë ta njohin këtë godinë dhe bashkë me të edhe historinë. Është mirë që kjo godinë të mos cenohet, sepse nga aty kemi gjuhën. Stërgjyshi im ka qenë atje duke u marrë ditë për ditë me çdo germë, është diskuatuar për orë dhe me ditë të tëra për një germë….”

 

Nëse është në gjendje ta ndajë raportin me vajzën dhe me dy djemtë, Blushi thotë se në të vërtetë ka një dallim mes tyre: “Vajzat, nga natyra janë më të disiplinuara, djemtë janë më rebelë, megjithatë ata të tre ngjajnë si natyra dhe janë shumë të lidhur. Edhe nga diferenca në vite që kanë, ata po rritin njëri-tjetrin…” – thotë ai, por ama nuk e di dhe as këmbëngul për të kuptuar ç’rrugë do të zgjedhin ata në jetë: “As i kam pyetur dhe as nuk dua t’i lexoj në këtë mënyrë. Ata janë në moshën që po vendosin, vajza ka më shumë prirje artistike, djali i dytë, as ai vetë nuk e di çfarë do të bëjë, por do ta gjejë shpejt (edhe unë kështu kam qenë), ndërsa Davidi e ka të qartë se ç’do bëjë, por nuk e tregon.”

Babai i tre fëmijëve, në të vërtetë, do të donte të kishte më shumë fëmijë, edhe pse brezi i tij, në përgjithësi, janë prindër me dy fëmijë, ndër ta edhe me katër: “Do isha më i lumtur të kisha më shumë se 3…. Në brezin tim ishte normale të ksihin nga dy fëmijë, por unë do të doja që Shqipëria të jetë një vend kur njerëzit të gjejnë arsye për të lindur më shumë fëmijë.”

Related Posts

Brad Pitt mendon se kjo aktore është më e mira në histori: Gruaja më e bukur në ekran
Paparazzi

Brad Pitt mendon se kjo aktore është më e mira në histori: Gruaja më e bukur në ekran

27/05/2026
Telefonata e pikëlluar e Martin Short para se vajza e tij të gjendej e vdekur
Paparazzi

Telefonata e pikëlluar e Martin Short para se vajza e tij të gjendej e vdekur

27/05/2026
Victoria Beckham rrëfen pasiguritë e saj: Nuk jam ndjerë kurrë mjaftueshëm e mirë
Paparazzi

Victoria Beckham rrëfen pasiguritë e saj: Nuk jam ndjerë kurrë mjaftueshëm e mirë

27/05/2026
Çfarë po ndodh me çështjen e Matthew Perry? Asistenti dyshohet se shkatërroi prova
Paparazzi

Çfarë po ndodh me çështjen e Matthew Perry? Asistenti dyshohet se shkatërroi prova

27/05/2026
Princesha Diana dhe e vërteta e pathënë e viteve të para të martesës
Paparazzi

Princesha Diana dhe e vërteta e pathënë e viteve të para të martesës

27/05/2026
Trishtim në botën e kinemasë! Ndërron jetë aktori i “Emily in Paris” pas betejës me ALS
Paparazzi

Trishtim në botën e kinemasë! Ndërron jetë aktori i “Emily in Paris” pas betejës me ALS

27/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dinamo si “ters”/ Egnatia mes lavdisë dhe frikës nga “nëndetësja”

Dinamo si “ters”/ Egnatia mes lavdisë dhe frikës nga “nëndetësja”

27/05/2026
Brad Pitt mendon se kjo aktore është më e mira në histori: Gruaja më e bukur në ekran

Brad Pitt mendon se kjo aktore është më e mira në histori: Gruaja më e bukur në ekran

27/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al