Ministria e Shëndetësisë informoi sot se nga 1995 testime kanë rezultuar 51 raste të reja me COVID-19. Ndërkohë 3 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
“Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1,995 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 51 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Fier, Elbasan, nga 2 raste në Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Kavajë, Përmet, Selenicë, Skrapar, Këlcyrë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 834 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 112,626 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 62-77 vjeç”, njofton ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Statistika (04 Maj 2021)
Raste të reja ditore 51
Të shëruar në 24 orë 834
Të shtruar në spitale 116
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1,995
Testime totale 643,963
Raste pozitive 131,327
Raste të shëruara 112,626
Raste Aktive 16,299
Humbje jete 2,402
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13723
Fier 720
Shkodër 375
Durrës 250
Korçë 251
Gjirokastër 246
Vlorë 235
Elbasan 129
Dibër 100
Kukës 98
Berat 90
Lezhë 82