Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës. Përmes një shkrese, LSI ka bërë thirrje që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në Dropull. Kujtojmë se në këto zgjedhje, në qarkun e Gjirokastrës për LSI kandidonte Vangjel Tavo, i cili nuk arriti që të merrte mandatin e tij. Në këtë qark PS arriti që të merrte 3 mandate, ndërsa PD-ja 1. Sot në KQZ është depozituar dhe kërkesa ankimore nr. 32 nga kandidati i koalicionit ABEOK, Tasim Mehmeti.