• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Fabula e demokratëve ishte thjesht që populli është lodhur me Ramën për 8 vjet”, Blendi Kajsiu tregon pse i humbi zgjedhjet PD-ja

07/05/2021
“Fabula e demokratëve ishte thjesht që populli është lodhur me Ramën për 8 vjet”, Blendi Kajsiu tregon pse i humbi zgjedhjet PD-ja

Analisti Blendi Kajsiu ka folur në një intervistë përballë gazetares Jonida Shehu në Radarin Informativ në ABC në lidhje me procesin zgjedhor të 25 prillit dhe ofertën e dy partive më të mëdha në vend. Ai tha se këto zgjedhje konsideroheshin historike për shkak se bëhej fjalë për mandatin e tretë të PS.

Kajsiu u shpreh se PD-së i mungoi fabula pasi kërkonte pushtetin me argumentin se Ramës i ka ardhur fundi, mbështetur edhe në një traditë që asnjë parti nuk ka qëndruar në pushtet për më shumë se 8 vite.

Ai deklaroi se nga ana tjetër PS ndodhej përballë disa skandaleve si ajo e vjedhjes së të dhënave, kanabizimi i vendit por shtoi se kryesocialisti në diskursin e tij thoshte se PS bën gabime por punon për qytetarët e vendit.

Si e pe rezultatin e këtyre zgjedhjeve që janë konsideruar të rëndësishme për të dyja palët?

Të gjithë zgjedhjet janë historike. Këto janë zgjedhjet më pa surprizë në 30 vite tranzicion. Të gjitha sondazhet tregonin se PS do ishte forcë e parë. Dhe nuk kishte surprizë në dy kuptime. Mungesa e surprizës ishte edhe për faktin se kishim një pushtet që bëri çdo gjë për të përdorur zgjedhjet duke përdorur shtetin, pushtetin dhe lidhjet e jashtëligjshme.

Opozita, priste që do të fitonte?

PD priste që do fitonte. Nuk ishte surprizë që ndodhi me pushtetin. Nga ana tjetër pati edhe një opozitë që nuk krijoi fabul pse duhet të vinte në pushte përveç faktit se shqiptarët u lodhën me Ramën. Opozita e mori si të mirëqenë që do vijnë me idenë që këtu një traditë me dy mandate. Më duket sikur ndihen të prerë në besë nga Rama që mori mandatin e tretë. Fabula e tyre ishte se Rama është shumë keq por pse ata janë mirë nuk e kishin. Rama e kishte fabulën. Ne punojmë, bëjmë gabime por ne punojmë.

Kjo ishte diferenca. Opozita po bën një dosje të zezë. Unë mendoj që partia pavarësisht se asaj që ndodhi PS mbetet parti e parë. Mungesa e fabulës nga opozita është arsye themelore pse nuk arriti të vijë në pushtet. Kush ishte fabula e opozitës, që ishte më pak e korruptuar se socialistët e korruptuar. Putinët vrasin opozitarë. Në të gjithë këto fabula, nuk mund të kemi thjesht thashethemin e kapjes. Politika është narracion. Në politikë do krijosh një fabulë pse je ti alternativa ëme mirë

E ndajmë dot sot fitoi maxhoranca apo humbi opozita?

Ky është debat i nxehtë sepse tregon sa mori një palë dhe sa mori tjetra. Ka një diskutim ku të gjithë e pranojnë të vërtetën. Konsesusi është që PS është parti e parë.

Si ka mundësi që mbetet parti e parë edhe pas dy mandatesh?

Unë mendoj që ka dy arsye, fabula. Kush është fabula jote që ta besojnë qytetarët. Kjo mungonte. Nuk ke nevojë të kesh studime të thelluara të shkencave politike. Kur ti thua ndryshim dhe kandidatët janë Fatmir Mediu Sali Berisha. LSi në koalicion. Ata kanë qenë në pushtet vazhdimisht. E njëjta gjë është e vlefshme edhe për PS, që kritikonte LSI dhe mori Lefter Kokën e të tjerë nga LSI.

Fabula e PS ishte shumë e qartë që bëjnë gabime por punojnë. Në zgjedhje kur ke dy parti që i eliminon partitë e tjera, ti do krahasohesh me palën tjetër. LSI ishte katër vite në pushtet me socialistët. Për cilën opozitë po flasim. Ka dhe një element të dytë që është organizimi. Organizimi strukturor i PD lë shumë për të dëshiruar.

Skandalet merren dhe peshohen. Populli është inteligjent për të peshuar gjërat dhe mesa duket u ka anuar peshorja nga ajo parti që i pranon gabimet dhe jo atë që thotë nga erdhi koha ne. Ka një skizofreni. Thonë privatësia por në rrjetet sociale tregojnë çfarë hëngrën në mëngjes. Jemi të ekspozuar me vullnet të lirë pa na e kërkuar askush.

Related Posts

Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe
Kryesore

Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe

08/08/2026
Krimi i rëndë në Korçë/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat, autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë
Kryesore

Krimi i rëndë në Korçë/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat, autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

08/08/2026
Sulmohet në Greqi gazetari me origjinë shqiptare: Kthehu në Shqipëri po s’të pëlqen! Je mysafir këtu, nuk duhet të flasësh
Kryesore

Sulmohet në Greqi gazetari me origjinë shqiptare: Kthehu në Shqipëri po s’të pëlqen! Je mysafir këtu, nuk duhet të flasësh

08/08/2026
Berisha: Reforma territoriale e Ramës, platformë për shpopullimin e Shqipërisë
Kryesore

Berisha: Reforma territoriale e Ramës, platformë për shpopullimin e Shqipërisë

08/08/2026
Zjarr mes Golemit dhe Progonatit, digjet një sipërfaqe prej rreth 3 heketarësh
Kryesore

Zjarr mes Golemit dhe Progonatit, digjet një sipërfaqe prej rreth 3 heketarësh

08/08/2026
Siguria rrugore, makinat inteligjente bëjnë ‘namin’, 1100 gjoba për tejkalim shpejtësie brenda një jave
Kryesore

Siguria rrugore, makinat inteligjente bëjnë ‘namin’, 1100 gjoba për tejkalim shpejtësie brenda një jave

08/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe

Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe

08/08/2026
Krimi i rëndë në Korçë/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat, autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

Krimi i rëndë në Korçë/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat, autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

08/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al