• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndryshon ligji për siguracionin e makinave, ja çfarë duhet të dini

11/05/2021
Ndryshon ligji për siguracionin e makinave, ja çfarë duhet të dini

Me 1 korrik 2021 hyn në fuqi ligji për “Sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i kthyer për shqyrtim nga Presidenti Meta me pretendimin se ka paqartësi dhe i miratuar vetëm pak ditë më parë nga Parlamenti.

Sipas ligjit të botuar tashmë në Fletoren Zyrtare, qeveria është tërhequr nga gjoba automatike për mjetet e pasiguruara që është hedhur poshtë nga Parlamenti. Në draftin fillestar, propozohej identifikimi dhe gjobitja 30 ditë pas skadimit të siguracionit për drejtuesit që nuk e rinovonin atë.

Por, me ndryshimet e reja ligji specifikon vetëm detyrimin për t’u pajisur me një kontratë sigurimi për aq kohë sa mjeti mbetet në qarkullim, teksa për mjetet e pasiguruara konstatimi dhe ndëshkimi do të bëhet nga kontrollet e rastësishme të policisë rrugore.

Ndërsa sistemi bonus-malus, që mund të ishte risia e këtij ligji ka mbetur sërish në dëshirë të kompanive të sigurimit për t’u zbatuar, që do të përcaktojnë vetë tarifat e primit të sigurimit të detyrueshëm për mjetet motorike duke marrë parasysh faktorët e riskut. Nëse ky sistem do të bëhej i detyrueshëm dhe do të zbatohej në vend, vlera e siguracionit të makinave nga kompanitë e sigurimit do të bëhej në bazë të historikut të dëmeve të shkaktuara.

Pra, drejtuesit me më shumë shkelje e dëme të shkaktuara do të paguanin një tarifë më të lartë police sigurimi për mjetin e tyre, ndërsa drejtuesit me historik të pastër ose më dëme minimale të shkaktuara do të paguanin më pak për siguracionin e makinës.(TCH)

Related Posts

Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping
Kryesore

Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping

13/11/2026
86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë
Kryesore

86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë

13/11/2026
Vrasja e tifozit grek, i riu kroat arrestohet në Kakavijë
Kryesore

Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, një shtetas i huaj arrestohet në Kakavijë

13/11/2026
Reuters: Pse nuk do të zhvillohet samiti i NATO-s në Tiranë në 2027
Kryesore

Reuters: Pse nuk do të zhvillohet samiti i NATO-s në Tiranë në 2027

13/11/2026
Protesta, Apeli liron nga arresti të riun nga Gjirokastra
Kryesore

Protesta, Apeli liron nga arresti të riun nga Gjirokastra

13/11/2026
Sarandë, tregu plot, por s’ka kush t’i blejë (VIDEO)
Kryesore

Ligji i varfërisë: Pse shqiptarët shpenzojnë 3 herë më shumë se europianët për ushqim

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fabrika franceze e talenteve sfidon Real Madrid dhe Manchester City! Nga Dembélé te Camavinga dhe Doué, Rennes nxjerr yjet e futbollit botëror

Fabrika franceze e talenteve sfidon Real Madrid dhe Manchester City! Nga Dembélé te Camavinga dhe Doué, Rennes nxjerr yjet e futbollit botëror

13/11/2026
Do largohet nga drejtimi i SHBA/ “Nuk është e lehtë”, Pochettino në lot në konferencë për shtyp

Do largohet nga drejtimi i SHBA/ “Nuk është e lehtë”, Pochettino në lot në konferencë për shtyp

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al