• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Plas sherri te PD Gjirokastër, Roland Bejko quan Tritan Shehun Don Kishot dhe Dasho Alikon Sanço Panço: O budallenj, vërtet menduat se më vratë mo?

13/05/2021
Plas sherri te PD Gjirokastër, Roland Bejko quan Tritan Shehun Don Kishot dhe Dasho Alikon Sanço Panço: O budallenj, vërtet menduat se më vratë mo?

Tek PD Gjirokaster nuk ka qetesi. Perplasja mes Tritan Shehut e Roland Bejkos vijon edhe pas humbjes se 25 prillit. Bejko ka bere sot nje reagim te ashper per zhvillimet e fundit, ku Shehu ka nisur nje tur takimesh post-humbje, per t’u shfajesuar perballe demokrateve dhe per te kerkuar legjitimitet moral. Ndonese nuk i permend me emra, kuptohet qe me personazhet e Servantesit, Don Kishotin e Sanco Pançon, Roland Bejko i referohet Tritan Shehut she Dasho Alikos. Per Shehun le te kuptohet se eshte nje personazh i sponsorizuar ne PD nga lobet e ilaceve. E quan gjithashtu edhe mbetje te Ramize Alise. Me poshte pjese nga reagimi i Tij.

Por, rini të qetë, pa merak.Së shpejti do ta dëgjoni oshëtimin e ulërimës së shpirtit që s’gjen paqe nga padrejtësia dhe pabesia sa në Malin e Gjerë e në Çajup, sa në Sopot e në Bureto, sa në Nemërçkë e në Kurvelesh.

Do tundet vendi nga oshëtima!

O budallenj, vërtet menduat se më vratë moo? Po unë jam Roland Bejkua mor të mjerë, që si student 21 vjeçar nuk më ra nër mend as Partia e Punës dhe as Sigurimi i Shtetit, por i çova peshë shokët e mi kundër diktaturës në Gjirokastër, jo më të pyes për fundërinat që la pas Ramiz Alia, të ricikluar nga grupet e interesit, dhe oligarkët e ilaçeve si tregëtarë të aspiratave të gjeneratave të reja për 30 vite me rradhë!
Po çfarë besoni mor? Besoni vërtet se paraja dhe dhuratat blejnë gjithçka?! Gaboheni! Postin mund ta bleni me para, por legjitimitetin moral, kurrë!
Kuuurrrrëëë! Këtë fiksojeni mirë në mendje! Mos e harroni!

Të dashur miq.
E keni vënë re se si këto ditë Don Kishoti (që ka humbur kalin) dhe Sanço Panço (që i ka humbur gomari), po vijnë vërdallë me këmbë sa në një vend të krimit në tjetrin për të fshehur gjurmët e tij, për pak më shumë legjitimitet në oborrin e zbrazur të Dulqinjës plakë, tashmë?
Shikojini pak, shikojini si pozojnë qesharakët!

Janë duke shpërndarë arançata me duart e tyre, pafille me shkëlqim, dhe copa pasqyrash të thyera se kujtojnë se kanë përballë vetëm servila pushteti, injorantë dhe budallenj që t’i gënjejnë me këto çingla- mingla buzëqeshjesh, në shkëmbim të pak më shumë… Çfarë?

-Të pak më shumë LEGJITIMITET MORAL pra, se atë legalin e kanë, ua fali Partia si QOKË!

Po mirë që i shpërndajnë si dhurata këto paqyrat e thyera tek ata që s’kuptojnë çfarë ka ndodhur, po pse nuk marrin guximin e t’u hedhin një sy për të parë pak si duken në to fytyrat e tyre prej tradhëtarësh të pabesë?!

Apo kanë frikë se mbi copat e thyera koka mund t’u duket si e Shrekut, dhe hunda si e Pinokut!

Nuk ka pasur ndonjëherë të gënjyer të përjetshëm në Gjirokastër! As budallenj që të mos ta kuptojnë si ndodhi, pse ndodhi, kush e bëri dhe pse e bëri krimin… Jo, nuk ka më aty as naivë të tillë. Aty të japun ujë me bishtin e lugës dhe se merr vesh fare si të ndodh që thyen hundët…

Bajram të gëzuar për gjithë njerëzit e mirë!🤝🤝🤝Për të tjerët, e ka në dorë Zoti, për momentin.🙏🙏🙏🙏

Related Posts

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit
Kryesore

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

13/11/2026
Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)
Kryesore

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

13/11/2026
“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!
Kryesore

“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!

13/11/2026
Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes
Kryesore

Reshje intensive dhe shtrëngata në këto 6 qarqe, Mbrojtja Civile bën apel për kujdes

13/11/2026
Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën
Kryesore

Dentistja akuzon ish-kreun e Urdhrit të Stomatologut: Më kërkoi s*ks për licencën

13/11/2026
Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani
Kryesore

Kush është shefja e re e SHISH, Esmeralda Hasani

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

13/11/2026
Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al